Njoftime

LAJMËRIM

– L A J M Ë R I M,

– Të nderuar banorë të Komunës së Likovës dhe me gjërë, ju lajmërojmë se nesër me dt.23.08.2019 ( e premte ), do të bëhet asfaltimi i pjesës së dytë të aksit rrugor Likovë – Hotël – Mateç, ku ju NJOFTOJM se do të bllokohet rruga nga ora 08:00 deri në ora 18:00.

– Urojmë në mirëkuptimin tuaj të denjë, rrugët e tona po bëhen, le t’i gëzojmë me të mira !

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

F T E S Ë P U B L I K E

– FTESË PUBLIKE,

– Të nderuar,

– Jeni të ftuar nga kryetari i Komunës se Likoves, m-r Erkan Arifi, që me dt.28 nentor 2018, ditë e mërkurë, të merrni pjes në manifestimin qëndror nga Komuna e Likovës për nder të ditës së Flamurit tek salla e Gjimnazit “Ismet Jashari” Likovë ne fillim prej ora 10:30. Rilindasit na e lanë porosi, ne do e vazhdojmë kremtimin e kësaj feste me bujari e krenari !

– Pjesmarrja juaj na nderon,

– Sinqerisht, kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi.

N J O F T I M

– N J O F T I M

– Të nderuar,

– Ju njoftojmë të gjithë atyre të cilët dëshirojnë të kyqen në rrjetin e kanalizimit fekal në fshatin tuaj, ju lutemi para se të kyqeni duhet të lajmëroheni tek Komuna e Likovës, është obligim ligjor që të merrni leje për kyqje në këtë rrjet, ashtu që dokumentacioni juaj të korrenspondoj saktë lidhur me atë pjesë ku ju do kyqeni dhe në të ardhmen mos të keni probleme të ndryshme ashtu që të vijë deri tek ndalesa në kyqjen tuaj, ku dhe mandej pasojnë sanksione për ata që do kyqen ilegalisht.

– Urojmë të na mirkuptoni qëllimin dashamirës ndaj jush,

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Informim nga EVN-ja

– INFORMIM NGA EVN-ja,

– Të nderuar qytetarë,

– Ju informojmë se për shkak investimeve urgjente në rrjet, se me dt.02 tetor 2018-të, ditë e martë, nga ora 09:00 deri me ora 13:00 fshatrat si: Likova, Hotla, Mateçi, Vishtica, Nikushtaku, Goshinca, Llukara, Presnica, Orkoca, dhe Strima nuk do të kenë rrymë elektrike në atë periudhë kohore.

– Ju falënderojmë për mirkuptimin,

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

FTESË PUBLIKE – Vendosja e gurëthemelit të filterstacionit për ujë të pijshëm (Foto)

Të nderuar,

Me rastin e vendosjes të gurthemelit për stacionin filtrues të ujit në Likovë të Komunës së Likovës, JU FTOJMË të prezentoni me dt.15.09.2018, ditë e shtunë, ora 10:00, ku prezent do të jetë Kryeministri i R.M-së, me kabinetin e tij qeveritar.

Pjesëmarrja juaj na nderon !

Me respekt,

Kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi.

Vendimi për mosrealizimin e vlerësimit strategjik për DPLU / Одлука за неспроведување на СЕА за ЛУПД

Vendimi për mosrealizimin e vlerësimit strategjik për DPLU për ndërtimin e kompleksit të industrisë së lehtë jondotëse G2, në PK. 583/1 dhe një pjesë e 583/2 KK Nikushtak

Одлука за неспроведување на СЕА за ЛУПД за изградба на комплекс за лесна и незагадувачка индустрија – Г2 на дел од КП 583/1 и КП 583/2 КО Никуштак, О.Липково

Shkarko dhe shiko Dokumentin me nr.1

Shkarko dhe shiko Dokumentin me nr.2

Shkarko dhe shiko Dokumentin me nr.3

Ju mund të klikoni mbi dokumentet për ti shikuar dhe shkarkuar ato.

Njoftim

Njoftim

Të nderuar banorë, ju informojmë se Komuna e Likovës me komisionin përbërës dhe kryetarin në krye, do të vijnë dhe të na informojnë në lidhje me projektin më të ri të Komunës për zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë, ku me ç`rast do të mund të lidhen edhe kontratat për plasmanin e produkteve.

Ju informojmë të gjithve që kanë dëshirë të marrin pjesë dhe të marrin informata plotësuese të vijnë në fshatrat vijues sipas orarit:

Fshati Vendi Dita, data dhe ora
Nikushtak Shkolla Fillore në f.Nikushtak E premte, 27 korrik 2018, 17:00
Vishticë Shkolla Fillore në f.Vishticë E premte, 27 korrik 2018, 18:00
Ropalcë Shkolla Fillore në f.Ropalcë E premte, 27 korrik 2018, 19:00
Mateç Shkolla Fillore “Kultura” në f.Mateç E premte, 27 korrik 2018, 20:15
Hotël SH.F. “Anton Z.Çajupi” E shtunë, 28 Korrik 2018, ora 17:00
Likovë SH.F.”Dituria” E Shtunë, 28 Korrik 2018, ora 18:00
Orizare SH.F.”Faik Konica” E Shtunë, 28 Korrik 2018, 19:00
Sllupçan SH.F.”Faik Konica” E Shtunë, 28 Korrik 2018, 20:15
Opajë SH.F.”7 Marsi” E Diel, 29 Korrik 2018, 17:00
Vaksincë SH.F.”Rilindja” – Vaksincë E Diel, 29 Korrik 2018, 18:00
Llojan SH.F.”Rilindja” – Qëndrore E Diel, 29 Korrik 2018, 19:00

SHKARKO DHE SHIKO NJOFTIMIN

Njoftim lidhur me zhvillimin e turizmit rural (Foto)

Zhvillim të turizmit rural,

– Komuna e Likovës në bazë të kompetencave të saja ka përfunduar Përgatitjen e planit urbanistik te penda e Gllazhnjës për zhvillim të turzmit rural.

– Me kete plan urbanistik parashihet:

– Ndërtimi i hoteleve turistike,
– Ndërtimi i restorantave,
– Ndërtimi i bazeneve të hapura dhe te mbyllura,
– Ndërtimi i shtëpizave-vikend shtëpizat,
– Ndërtimi i një parku për rekreacion.

– Apelojme deri te të gjithe personat juridik dhe fizik qe kane interes per te investuar ne ket zonë atraktive turistike qe nga data 25.07.2018 te paraqiten në zyrat e seksionit për urbanizem pranë Komunës së Likovës për informata plotesuese, vlen të theksohet se Kryetari i Komunës së Likovës m-r Erkan Arifi, këshilli Komunal dhe administrata Komunale do të jenë ne mbeshtetje te plote per investitoret.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

APEL NGA KRYETARI I KOMUNËS SË LIKOVËS (Foto)

APEL NGA KRYETARI I KOMUNËS SË LIKOVËS

Shumë të nderuar dhe të respektuar, banorë të komunës tonë, në emrin tim personal, të Këshillit komunal, administratës komunale dhe para se gjithash edhe në emër tuajin, pasi të gjithë ne jemi për të ju shërbyer juve, do të apeloja me sinqeritetin më të madh, që të kryeni obligimin qytetar edhe ndaj institucionit komunë.

Fjalën e kam për pagesat që ju takojn juve në bazë të dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi – tatimet dhe taksat komunale (tatimi për shtëpitë e banimit, objektet afariste, taksat komunale për marrjen e lejes së ndërtimit të shtëpive e objekteve tjera, taksat gjatë legalizimit të objekteve pa leje deri në mars të vitit 2011 e tjerë), në afatet e parapara ligjore.

Pasi ju me pagesën tuaj, kontriboni vet në përmisimin e gjendjes ku jetoni, me çka sigurtë se do të kemi një infrastrukturë edhe më të mirë, duke përfshi investimet në mirëmbajtjen e rrugëve, shkollat fillore, çerdhen për fëmijëm si dhe shumë projekte të tjera të cilat janë të parapara në strategjitë zhvillimore, me çka të gjithë bashkë do të kontribojm për një jetë edhe më të mirë.

Jam i sigurtë në mirëkuptimin tuaj.

Me respekt,

Kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi.