LAJMËRIM-Për shyrtim publik me qëllim të informimit të qytetarëve dhe palëve të përfshira për aktivitetet për ndërtimin e kopshtit të ri dhe për dokumentin e interesit publik – “Vlerësimi i parë i kufizuar për ndikimin mbi mjedisin jetësorë dhe aspektet sociale” në Komunën e Likovës
LAJMËRIM
LAJMËRIM
Për shyrtim publik me qëllim të informimit të qytetarëve dhe palëve të përfshira për aktivitetet për ndërtimin e kopshtit të ri dhe për dokumentin e interesit publik – “Vlerësimi i parë i kufizuar për ndikimin mbi mjedisin jetësorë dhe aspektet sociale”
në Komunën e Likovës,
në kuadër të Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale (PPSHS)
Me qëllim të rritjes të kapaciteteve për vendosjen e nxënësve të moshës parashkollore, Ministria për punë dhe politikë sociale, në kuadër të Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale (PPSHS) të mbështetur nga Banka Botërore, ka shpallur thirrje publike për aplikim të projekteve nga ana e komunave dhe dhënien e granteve për atë dedikim. Komuna e Likovës ka aplikuar me projektin për ndërtimin e kopshtit të ri për fëmijë. Në pajtim me doracakun operativ për PPSHS dhe Doracakun operativ për administrimin e granteve për ndërtimin e infrastrukturës parashkollore si dhe Planin për përfshirjen e palëve të interesit, u organizua shqyrtim publik nga ana e Ministrisë të punës dhe politikës sociale dhe Komunës të Likovës. Qëllimi është që të informohen qytetarët dhe palët e përfshira për aktivitetet e planifikuara për ndërtimin e kopshtit të ri për atë dedikim, si dhe për dokumentin e përgatitur të interesit publik – “Vlerësimi i parë i kufizuar për ndikim mbi mjedisin jetësorë dhe aspektet sociale” i cili përmban analizë të ndikimeve mbi mjedisin jetësorë dhe aspektet sociale të cilat do të rrjedhin nga realizimi i projektit.
Dokumenti është vendosur në këqyrje publike në faqen e internetit të: Ministrisë e punës dhe politikës sociale www.mtsp.gov.mk, të projektitwww.ssip.mk ,dhe të Komunës së Likovëswww.komunaelikoves.gov.mk. Komente për të njëjtin mund të parashtrohen në afat prej 14 ditësh nga shpallja e dokumentit në faqen e internetit të personit të kontaktit nga Komuna e Likovës, Osman Zendeli osmanzendeli@komunaelikoves.gov.mk,dhe përmes mekanizmit për parashtrimin e pyetjeve dhe ankesavehttps://www.ssip.mk/tvoe-prashanje/podnesi-baranje/.
Shqyrtimi publik do të mbahet оnlajn në ditën29.03.2021, nëora 13h, përmes platformës ZUM, ju mund të regjistrohuni përmes formularit elektronik.
Ministria për punë dhe politikë sociale 22.03.2021