INFRASTRUKTURA

Banimi dhe planet urbanistike

Komuna e Likovës ka 5340 amvisëri (familje), me mesatare 5,06 anëtarë në familje. Akte të përgjithshme për planifikim urbanistik janë përgatitur dhe miratuar nga Këshilli i Komunës së Likovës me nr.të arkivit 07-131/6 të dt. 30.03.2000. Planet janë për fshatrat Vaksincë, Sllupçan, Orizare, Opajë, Likovë, Hotël, Ropalcë, Vishticë dhe Nikaushtak. Plan Gjeneral Urbanistik me seli në komunë në fsh. Likovë me nr. të arkivit 11/1998 prej marsit 1998.

banimi1

 

Periudha e Planit prej 05.10.1999 deri 05.10.2009 zbatohet si Plan urbanistik për Komunën e Likovës. Kufiri i përfshirjes të Planit urbanistik për fshatin Likovë është me sipërfaqe prej 139,89 ha. Për ndryshimin e emrimit të Akteve të përgjithshme për Plan urbanistik për fshat për vendbanimet: Vaksincë, Sllupçan, Opajë, Hotël, Vishticë, Ropalcë, Nikushtak, Mateç dhe Llojan.

banimi2

 

Aktet e përgjithshme për vendbanimet: Vaksincë, Sllupçan, Opajë, Hotël, Vishticë dhe Ropalcë janë me nr. të arkivit 07-131/6 të dt.30.03.2000. Aktet e përgjithshme për vendbanimin Nikushtak është me nr. të arkivit 07-129/3 të dt.15.05.2004 dhe Aktet e përgjithshme për vendbanimet: Mateç dhe Llojan janë me nr. të arkivit 07-227/10 të dt. 11.08.2005 zbatohen si PLANE URBANISTIKE PËR FSHAT. Kufiri i përfshirjes të Planit urbanistik për fshatin Vaksincë është me sipërfaqe prej 131,20 ha, Sllupçan me sipërfaqe prej 149,74 ha, Opajë me sipërfaqe prej 66,76 ha, Hotël me sipërfaqe prej 139,74 ha, Vishticë me sipërfaqe prej 28,76 ha, Ropalcë me sipërfaqe prej 59,25 ha, Nikushtak me sipërfaqe prej 102,00 ha, Mateç me sipërfaqe prej 134,10 ha dhe Llojan me sipërfaqe prej 133,77 ha.

 

Ujësjellësi dhe kanalizimi

Njëri nga problemet më serioze në rajonin e komunës së Likovës është mungesa e ujit kualitativ për pije. Sistem për furnizim me ujë thuajse nuk ka. Asnjë vendbanim në fshatra nuk është i furnizuar me ujë kualitativ dhe nuk ka rrjetë të ujësjellësit. Këtu popullata furnizohet me ujë përmes puseve individuale dhe burimeve të rajonit kodrinor –malor. Kjo do të thotë se fshatrat nuk janë të lidhur me sistem të ujësjellësit. Në disa fshatra ka ujësjellës që mbulojnë vetëm një pjesë të vendbanimit. Të njëjtat janë me kualitet të dobët dhe me ujë jo kualitativ për pije. Sidomos problematike janë ujërat që përdorin banorët në pjesën fushore , përshkak se janë të ndotur me arsen, antimon dhe krom dhe metale tjera të rënda, pastaj nga ujrat fekal (gropat septike ) etj. Ato ujëra nuk kontrollohen nga instuticionet sanitare dhe shëndetësore. Në komunën e Likovës edhe pse janë të ndërtuara dy liqej artificial për ujë të pijshëm dhe ujitje me kapacitet deri 27 miliardë m3, prap, Likova nuk ka sistem për për furnizim me ujë për pije. Ky rezervuar e shërben Kumanovën dhe vendbanimet tjera. Qeveria ka dhënë leje për shfryëzimin e ujit nga pendat, kurse sasia e shfrytëzimit është e kufizuar prej 25 l/sek., çka është e lejuar vetëmse për dy vendbanime, të Likovës dhe Orizares. Kjo pjesërisht shfrytëzohët edhe për ujitje të
fushës nga teprica e ujit. Si problem në komunën e Likovës janë ujërat e zeza (sistemi i kanalizimit nuk ekziston), të cilat janë me bakterie dhe të tjera gjëra helmuese dhe i ndotin ujrat nëntokësor, përkatësishtë burimet
(bunaret), shtresat tokësore, oborret etj.