KUSHTET KLIMATIKE

Klima në komunën e Likovës është nën ndikimin e fortë të masave të ftohta të ajrit që fryejnë nga veriu, veçanarisht gjatë kohës së dimrit. Këto masa ndikojnë për zvogëlimin e temperaturave të ajrit. Nga ana tjetër përmes luginës të lumit Vardar hyjnë ndikimet e mediteranit nga veriu, për çka tregojnë bimët tipike të mediteranit. Duke marrë parasysh faktin se në komunë nuk ekziston stacion metereologjik, të dhënat për temperaturat janë marrrë në bazë të dhënave të stacionit në Kumanovë dhe Shkup. Muaji më i ftohët është janari me 0,4 C. Temperatura më e ulët në këtë rajon janë vërejtur më 27.01.1954 edhe atë -24 C. Këto temperature të ulta ndikojnë mbi mjedisin jetësor dhe veçanarisht ndaj bujqësisë.

temperatura
Temperaturat e ajrit (1951 – 1980 ) Kumanovë

 

Sasia vjetore e të reshuarve në regjionin e Likovëës është 549,2 mm, gjegjësish kjo hapësirë pranon sasi më të madhe të të reshurave nga fushëgropa e Shkupit, por shumë më pak nga Krivo Palanka. Sezonat me të reshura më të shumta janë pranvera dhe vjeshtë, me 17 mesatare më të madhe është muaji maj (72,1mm). Kundër kësaj, sezona e verës është shumë e thatë, mesatarja e të reshurave në muajin gusht, vetëm 30,2 mm. Nga e lartëpërmendura mund të konkludohet se gjendje të këtilla janë rezultat të ndryshimeve klimatike të cilat ndikojnë negativishtë mbi prodhimin e kulturave bujqësore dhe resurseve ujore.