RESURSET NJERËZORE

Toka – karakteristikat ekonomike

Komuna e Likovës bie në grupën e rajoneve të pazhvilluara dhe praktikisht në territorin e saj nuk ekziston asnjë objekt industrial. Veprimtaria kryesore ekonomike është bujqësia, ku është angazhuar 95% nga popullata aktive. Bujqësia praktikohet në në sipërfaqe prej 22.599 ha, nga të cilat 8.256 ha ose 36,50 % është tokë punuese, e cila pjesërisht ujitet nga hidrosistemi i Likovës. Kullosat përfshijnë 4.375 ha ose 19,30%, kurse pyjet janë më të shpërndara në sipërfaqe prej 9.968 ha ose 44,20% .

toka

Komuna e Likovës në vitin e kaluar ka qenë e njohur në Republikën e Maqedonisë përmes prodhimit të duhanit, kulturave të drithnajave dhe kulturave të kopshtarive, si dhe prodhimeve 19 tradicionale. Pas pavarësimit të Republikës së Maqedonisë është humbur tregu dhr si rezultat i kësaj prodhimi në masë të madhe është zvogëluar. Bujqit u detyruan të merren me degë të tjera të bujqësisë. Bujqësia në Komunën e Likovës është drejtuar kryesishtë në prodhimin e kulturave të drithnajave dhe perimeve për nevojat e tyre, si dhe tregjet e afërta në Kumanovë dhe Shkup. Spërfaqet bujqësore janë parcializura në të cilat kultivohen monokulturat. Blegtoria para njëzet viteve ka qenë veprimtari atraktive , por përshak të jo subvencionimit të kësaj dege nga ana e MBPE deri para pesë viteve nuk eksiztonte interes nga ana e fermerëve. Në pesë vitet e fundit prej kur MBPE filloi me subvencionim të qengjëve femra, intresi i blektorëve shumë është rritë. Gjithashtu në Komunën e Likovës ruhen lopët e mëdhaja të qumshtit , veçanarishtë prej racave : holshtajn, friziska, simentale, montofonka etj. Fermerët të cilët merren me prodhim të qumshtit dhe mishit kanë filluar ferma bashkëkohore të adaptuar kushteve bashkëkohore që të mund të konkurojnë në IPA fondet të Bashkimit Europian. Sektori privat ka angazhuar një numër të vogël të njerëzve, kryesishtë në tregti dhe disa shoqata të vogla për prodhimin e tullave të çimentos, bekatonkave dhe mullinjëve (Opajë, Sllupçan, Likovë dhe Ropalcë). Në komunë nuk ka kushte për punësimin e popullatës aktive, për çka mbi 6804 vetë janë të evidentuar si të papunësuar dhe një numër i madhë i tyre merrë ndihmë sociale. Rreth 650 persona janë të punësuar në administratën publike dhe ndërmarrjet publike dhe 32 të punësuar në administratën komunale dhe disa ndërmarrje private. Ekzitojnë plane urbanistike për fshatrat: Llojanë, Vaksincë, Sllupçan, Opajë, Orizare, Likovë, Hotël, Mateç, Ropalcë, Vishticë dhe Nikushtak.

Njëri prej silosëve për ruajtjen e grurit
Njëri prej silosëve për ruajtjen e grurit

Njëri prej mulinjëve në Komunën e Likovës

Në komunën e Likovës ekzistojnë kushte për zhvillim të turizmit, veçanarishtë turizmi i fshatit. Këtë po e përmendim përshkakse në programin për zhvillim rural MBPE filloi me subvencione në këtë degë. Priorotet komunal është turizmi. Dy hidroakumulacionet e Likovës dhe Gllazhnjës janë parakusht dhe njëherit provokim i ri për zhvillimin e shumë degëve të turizmit çka mund të praktikohen në Komunën e Likovës. Në funksion të turizmit është shfrytëzuar edhe manastiri –pushimorja në fshatin Mateç deri më vitin 2001. Edhe pse nuk ekzistojnë objekte industriale, rajoni i komunës së Likovës prap mund të karakterizohet si mjedis i ndotur. Pikat ekocile serioze paraqesin koncentrimin e arsenit, kromit dhe antimonit, nga deponija e lëshuar e Llojanit, pastaj pluhuri nga gurëthyesi në fshatin Orizare, Likovë dhe Hotël, si dhe pluhuri nga mosasfaltimi i rrugëve të fshatrave, veçanarisht gjatë kohës së verës. Koncentratet nga shtresa e arsenit, antimonit dhe kromit në minierë, veçanarisht i ndotin ujërat nëntokësor të fshatrave në fshatin Vaksincë dhe Llojan. Ujërat sipërfaqësor dhe nëntokësor ndoten nga faktori antropogjen (njeriu), nga ujërat fekal të cilat derdhen lumenjt të cillët janë në Komunën e Likovës. Gjithashtu regjioni i komunës ndotet edhe nga materiali i fortë të cilin mund ta gjejmë në çdo lokalitet,
përshkakse në komunë nuk është zgjidhur problemi i deponisë bëshkëkohore. Në të ardhmën me edukim duhet (mbajtja e seminareve, botimi i broshurave, kampanjëve etj. ) të ngritet vetëdija e qytetarëve si të sillen që të ruhet ambienti i pastër ekologjike.

HIDROGRAFIA

Rajoni i kësaj komune i takon vedgrumbullimit të lumit të Likovës dhe lumit të Llojanit, të cilët derdhen në lumin e Tabanocës, e kjo derdhet në lumin e Pçinjës. Në lumin e Likovës ekzistojnë dy liqejë akumalativ edhe atë: i Likovës dhe i Gllazhnjës.

liqeni-gllazhnjes

Vendgrumbullimi i lumit të Likovës është një nga vendgrumbullimet më të mëdha në rajonin e Likovës – Karadakut dhe Malit të Zi të Shkupit. Është i formuar nga shumë lumejë , përrocka dhe rrjedhje të ujërave të përkohshëm. Ujërat në vendgrumbullimin e lartë grumbullohen në Kamena. Mulliri dhe lumi i Dumanocës, të cilat te fshati Gllazhnje grumbullohen dhe e japin lumin e Likovës. Deri te dalja në fushat e Likovës ka karakter të një gryke të malit, me prerje të thellë dhe anë të ngushta. Pas daljes në fushën e Likovës i grumbullon lumi i Strimës dhe Vuksanit, si dhe ujërat e lumit të Sllupçanit.

Lumi i Llojanit i cili është e përbërë nga lumi i vogël dhe i madhë ka derdhje të veçantë dhe derdhet në lumin e Tabanovcës. Ka ramje të pjerrët në maje të lumit nga fusha e Llojanit, e përshkak shtratit të granitit – dijabasko ka jashtëzakonishtë ujë të pastër deri në fshatin Llojan. Ky lum është i përshtatshëm për ndërtimin e një akumulacioni të vogël për furnizim me ujë dhe ujitjen e sipërfaqeve bujqësore për çka është punuar edhe projekti teknik.

Minerale

Në Komunën e Likovës gjendet miniera e Llojanit i cili disponon me antimon dhe arsen. Në vendbanimet e Mateçit dhe Nikushtakut ekzistojnë vendburime të mermerit dhe granitit.

Miniera e Llojanit
Miniera e Llojanit

Karakteristikat biografike

Në rajonin e komunës së Likovës dominon vegjetacioni i barit dhe i pyjeve në krahasim me pjesën tjetër të mbetur në pjesën më të madhe të rajonit të Likovës, me lloj-lloj bashkësi të pyjeve. Pyjet prej shpardhe dhe shkoza e bardhë takohen në lloj të shiritit anësh në luginën e Likovës rreth 800 metra lartësi mbidetare, duke hyrë nga të dyja anëve nga gryka e lumit të të Likovës, deri në fshatin Dumanocë.  Bashkësia është termokserofile me dominim të shpardhëz i shoqëruar me shkozë të bardhë në sipëfaqe të vogël në 700mnv, takohet bashkësia të kalaveshit të shkemzës e cila është njësoj e degraduar me paraqitjen e shpardhëz, shkozës së bardhë, shkemzës së zezë, kurse në katin përdhesë edhe kullosat kserofile etj.

Pyjet e lajthive të egra dhe shkozës së zezë takohet te fshati Bellanocë (1950-1137mnv). Rritet në teren gëlqeror, me dominim të shkozës së zezë. Pyjet nga dushku shpatuk dhe qarri takohen në sipërfaqe të vogla rreth malit të fshatit Dumanocë, Hotël dhe në më shumë vende në rajonin e Likovës –Karadakut. Bota shtazore është e llojllojshme dhe përskaj gjuajtjes intenzive të  egërsirave. Në këto pjesë takohet ariu, dhelpra, ujku, lepuri, zogjë të ndryshëm (rreth 180 llojeve ), lloje të ndryshme të zvarranikëve etj.