HISTORIA

Hulumtimet e shumta shkencore të deritashme kanë treguar se vendbanimet e komunës së Likovës kanë qenë të formuar shumë vite para erës sonë, gjatë kohës së ilirëve. Janë parashtruar shumë hipoteza se toponimet janë shfrytëzuar gjatë kohës së Dardanëve dhe Peonëve. Këtë e vërtetojnë gërmimet e ndryshme të argjilit dhe materialet tjera në lokalitetin Drezga – Llopat dhe Rimnik -Mateç. Vërtetim i madh për atë është edhe bunari ekzistues nga koha e romakëve, si dhe gërmimet i dy arkivoleve në kohën e ndërtimit të liqenit artificial të Likovës prej vitit 1951 deri 1958. Prej 1389 deri 1912 rajoni i Likovës i ka takuar peandorisë së Turqisë. Për këtë ka të shkruar të dhëna në tefterët e Turqisë për grumbullimin e taksave ,,Staro Nagoriçane Nahija“ prej 1519.

Në vitin 1916 disa fshatra nga rajoni i Likovës kanë qenë të organizuar në komunën e Hotlës, e cila ka numëruar 5400 banorë. Këtë lloj të organizimit të jetës komunale në këtë rajon e vërtetojnë edhe shumë udhëpërshkrime, gjeografi, demografi dhe punëtorë tjerë shkencor. Hulumtimet më të reja shkencore gjeografike për rajonin e Likovës i kë bërë Prof.D-r. Asllan Selmani.

Në përbërjen e Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë është formuar komuna e LIKOVËS më vitin1955 dhe është shpërbërë më 1965.   Pas pavarësisë të Republikës së Maqedonisë, me kërkesë të vet qytetarëve përsëri formohet komuna e Likovës.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.