ADMINISTRATA KOMUNALE

Me të vetmin qëllim për informim sa më të mirë të qytetarëve të komunës së Likovës, administrim efikas dhe kualitative të shërbimeve, si dhe transparecë në punët komunale, komuna formon administratë komunale në pajtim me Ligjin për vetadministrim lokal . Ato përkujdesen për përgatitjen e seancave të Këshillit dhe trupave të tijë punues, kujdesen për zbatimin dhe ruajtjen e akteve të miratuara nga ana e Këshillit dhe Kryetarit të Komunës, kryejnë punë juridike, financiare dhe të përgjithshme për realizimin e fuksioneve të organeve të komunës, kryejnë punë për menjanimin e intereseve të drejtpërdrejta të qytetarëve përmes formave të vetadministrim vendor, si dhe punëve tjera.