PËRSHKRIMI GJEOGRAFIK

Komuna e sotit e LIKOVËS hynë në grupin e komunave rurale të mesme të vogla të Republikës së Maqedonisë dhe gjendet në pjesën veriore të saj. Pjesa më e madhe e territorit i takon rajoneve të lumit të
Likovës, pastaj lumit të Llojanit dhe Vaksincës. Territori i komunës së Likovës e ka formën e trekëndëshit të barabartë të kthyer prap dhe drejtimi i shtrirjes veri-jug. Në veri kufizohet me Republikën e
Kosovës dhe Republikën e Sërbisë, në lindje me komunën e Kumanovës, në jug me komunën e Haraçinës, kurse në perëndim me  komunën e Gazi Babës dhe Çuçer – Sandevës.

Vendbanimet fushore janë të lidhura kryesisht me rrugë me asfalt, e me arterie kryesore të rrugës në relacionin Likovë-Kumanovë, me të cilën janë lidhura rrugët të tjera. Në vitin 2000 është ndërtuar
drejtimi rrugor Vaksincë – Sllupçan, Sllupçan – Orizare dhe Mateç – Nikushtak.

Komunën e përbëjnë 22 vendbanime që shtrihen në lartësi mbidetare prej 365m, çka është nën mesataren e shtetin. Më të larta janë Strazha dhe Strima me 1.050m, kurse më të ulta janë Opaja,  Orizarja, Sllupçani etj.Këtu jetojnë gjithsej 27.058 banorë ose 1007 në një km2, çka është larg nga mesatarja e shtetit. Për dallim prej vitit 1994 numri i banorëve është rritur për 4.224 banorë ose për 18,50%. Në vendbanimin qendror të Likovës jetojnë 2.644 banorë ose 11,60% nga numri i përgjithshëm në komunë. Vendbanime më të mëdha nga vendbanimet qendrore janë: Mateçi, Sllupçani, Hotla dhe Llojani. Në raport me përkatësinë etnike në këtë komunë jetojnë kryesisht shqiptarë nga nacionalitetet tjera çka jetojnë në shtet dhe janë evidentuar: 169 maqedon, kryesisht në fshatin Opajë, pastaj një vlleh, 370 sërb, prej të cilëve 325 në Mateç, 6 bashnjakë dhe 152 tjerë me përkatësi tjetër etnike, të cilët pas konfliktit luftarak të 2001 nuk janë kthyer në vendet e tyre. Banorët janë të vendosur në 5.790 banesa ose në çdo familje (amvisëri) jetojnë nga 4.67 persona. Numri i amvisërive është 5.340 ose në çdo amvisëri jetojnë mesatarisht 5.07  anëtarë. Kjo tregon relativisht një pozitë të papërshtatshme të  popullatës, sipas standardeve bashkëkohore të jetesës.  Në lidhje me strukturat agrare, dominojnë pyjet me 9.668 ha, tokë punuese 8.256 ha, kurse kullosa 4.375 ha.  Njëra nga shenjat kryesore të kësaj hapësire janë liqejt artificial atraktiv të Likovës dhe Gllazhnjës. I pari është akomuluar në lumin e Likovës, në afërsi të drejtpërdrejt të fsh. Likovë. Është ndërtuar më  1958 në sipërfaqen prej 0,40 km2, e në te janë akumuluar 2.250.000  km3 ujë. Përveç për ujitje shërben edhe për amvisëri për qytetarët e komunës së Kumanovës. Për qytetarët shërben si vend peshkimi për numër të madhë të peshkatarëve të qytetit dhe Shkupit. Mes lumit gjendet edhe një liqej, nga ky më i madh që quhet liqeu i Gllazhnjës. Nga Kumanovë ai është i larguar 15 km, kurse emrin e ka fituar sipas fshatit çka është më afër. I vendosur në rrëzat veri-lindje të Malit të Zi të Shkupit, ky grumbullon 22.000.000 m3 ujë. Sipërfaqa është 1km2 e është ndërtuar më vitin 1973. Edhe ky liqej, si ai paraprak, paraqet vend të peshkimit shumë të përshtatshëm me lloje të ndryshme të peshqive: pastërmka e lumit, krapi, karas, kleni, belvica etj.

ATRAKCIONET ARKIOLOGJIKE HISTORIKE

Nga përmendoret kulturore historike do ta përmendim manastirin Shën Marija (Sveta Bogorodica ) në kadastrën komunale të Mateçit. I ndërtuar në vendin e dikurshëm të ujit të shenjt ku kanë punuar dy mjekw popullor. Ndërtimin me sasi të madhe të arit e ka ndihmuar edhe Sulltan Murati 1, kur ka kaluar nëpër Malin e Zi të Shkupit në rrugë për në Kosovë në vitin 1389.

xhamia
Njëra nga xhamitë në Komunën e Likovës

teqja
Teqja në fsh. Mateç

Manastiri