PËRBËRJA GJEOLOGJIKE DHE E RELIVEVIT

Territori i komunës së Likovës karakterizohet me përbërje të ndryshme arkiologjike dhe strukturë shumë të ndërlikuar tektonike.  Në hapësirat e saj paraqiten lloje të ndryshme të fundrrinave, shkëmbinjë metamorf dhe magmatik të cilët kanë formën poleozoike, mezoike dhe terciale –kuartare. Shkëmbinjët në këtë hapësirë janë ndërtuar nga gurë gëlqeror të kristalizuar, granit dhe mermer nga ,,Serija e Velesit“ Metamorfniot kompleks të kësaj serije dhe shumë e ndërlikuar dhe karakterizohet me dallime litologjike dhe me thyerje të ndryshme të komplekseve tektonike. Mermeri në këtë rajon lajmërohët në shumë zona dhe në forma të ndryshme, para se gjithash në rrethinën e Llojanit, Nikushtakut dhe në lokacionet tjera. Ato i takojnë grupit të shkëmbinjëve nga ,,Serija e Velesit“ me formë të pllakës dhe me masovitet të dukshëm, e janë në lidhje të ngushtë me kuarcitët. Masa e serpentinës rreth Llojanit paraqitet masa e zgjatur, me drejtim të shtrirjes në veriperëndim, të krijuar nga periudha e jurës. Në rrethinën e fshatit Sllupçan paraqitet seria e graniteve, dijabazit dhe gabrodiorteve.
Sedimentet kvartare janë të paraqitura me shkëmbinjë me rërë, konglomerate, sedimente aluvijale dhe tjera. Pjesa më e madhe e këtyre sedimenteve në zonën në dalje të lumejve nga kompleksi malor. Këto lloj sendimente kanë shtrirje të gjërë në shtartin e lumit të Llojanit, lumi e Thatë, lumi i Sllupçanit etj. ku përshkak të shirave të fortë paraqitet degradimi i tokës bujqësore nga materiali i bartur. Masa e serpentinës në Llojan paraqet një tërësi me shumë kultura, të ndara nga më shumë masa me drejtim të shtrirjes nga verilindja, në lloj të thjerrzave serpentine të shtrënguara në shkëmbinjë nga periudha Paleozoike dhe Jurës. Nga paraqitjet e xeheve në Llojan me rëndësi është antimoni dhe arseni në reolitet dhe serpentinet afër në sinorin e fshatit Llojan, kurse në sinorin e fshatit Nikushtak parqitet Antimoni dhe Nikeli. Xehet kryesore janë antimoni dhe realgari me 6,50% As dhe 4% Sb.

Komuna e Likovës është e ndarë dhe është teracë abrazive me lartësi prej 365-480 m. Këto teraca të frytshme aluvijale krijojnë kushte më të përshtatshme për bujqësi më të mirë, e cila është nën sistem 60%, veçanarisht për kultivimin e kulturave të dobishme: duhani, gruri, misër, elbi, perime, pemë dhe vreshta.

Shtresat e mbetura nga miniera e Llojanit
Shtresat e mbetura nga miniera e Llojanit

 

Relievi

Topografikisht, komuna e Likovës gjendet në hapësirën ku bashkohet lugina (pjesa e poshtme ) dhe kodrat (pjesa kodrinore) nga  liqeu i Likovës dhe Gllazhnjës. Relieve malor në komunë është i paraqitur përmes maleve në
sinorin e fshatit Mateç (Vuksani, Smilovica, Ostrec etj) fshati Likovë,  fshati Goshincë (Kupilaqa) etj, ato janë të begatshme me kullosa dhe pyje, veçanarisht fletat që bien, por janë pak me popullat dhe nuk janë të zhvilluara.
Relievin malor të komunës e përbënë tereni me lartësi mbidetare prej 580-1050 m. Relievin fushor të komunës e përbënë tereni me lartësi mbidetare prej 365 – 480 m.

Rajoni i Likovës
Rajoni i Likovës

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.