📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR BANORËT E KOMUNËS SË LIKOVËS
Të nderuar banorë – tatimpagues,
Njësia për Çështje Financiare pranë Komunës së Likovës ju njofton se më datë 02.11.2026 përfundon afati për pagesën e detyrimeve të përcaktuara me aktvendimet për tatimin në pronë (për personat fizikë), si dhe afati i përcaktuar në paralajmërimet për mospërmbushjen e obligimeve ligjore.
Ju njoftojmë se, nga data 02.11.2026, lëndët për obligimet e papaguara do të dërgohen për përmbarim. Për këtë arsye, apelojmë te të gjithë tatimpaguesit që t’i përmbushin obligimet e tyre brenda afatit të përcaktuar.
⚠️ E rëndësishme për t’u ditur
Në rast se obligimet nuk përmbushen në kohë, Komuna e Likovës do të jetë e detyruar që, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, të llogarisë kamatëvonesë dhe, në fazën përfundimtare, të procedojë me realizimin e detyrimeve përmes përmbaruesit. Kjo do të sjellë kosto shtesë, dukshëm më të larta për obliguesit.
ℹ️ Keni paqartësi? Jemi këtu për ju!
Për çdo informacion shtesë ose për verifikimin e gjendjes suaj financiare, mund të paraqiteni pranë:
🏢 Zyrës për Tatime dhe Taksa – Komuna e Likovës
Me respekt,
Shërbimi për Informim i Komunës së Likovës