Sot zhvilluam një takim me z. Rexhep Gunduz, udhëheqës i Shoqatës Shqiptare dhe Kulturore në Bursa të Republikës së Turqisë.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm, si dhe për iniciativa të përbashkëta në fushën e kulturës dhe të marrëdhënieve ndërinstitucionale. Diskutimi u zhvillua në një frymë konstruktive, miqësore dhe bashkëpunuese.
Me këtë rast, shpreha mirënjohjen dhe falënderimin tim për z. Gunduz për vizitën dhe për nderin që i bëri institucionit tonë me praninë e tij.
Urojmë që ky takim të shërbejë si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta në të ardhmen.
