VAZHDOJN TAKIMET E VAZHDUESHME TË KRYETARIT TË KOMUNËS SË LIKOVËS, m-r ERKAN ARIFIT ME DREJTORËT E SHKOLLAVE FILLORE KOMUNALE DHE DREJTORIN E SHKOLLËS MESME KOMUNALE,
Gjatë ditës sotme u zhvillua takimi i rradhës i Kryetarit t Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi, së bashku me administratorët e tij që mbulojn sferën e arsimit, me të gjithë drejtorët e shkollave fillore komunale dhe drejtorin e shkollës së mesme.
Ku, gjërë e gjat në përpikmëri u debatuan dhe u konsultuan të gjitha obligimet që i kan shkollat ndaj komunës dhe organeve tjera, po njëherit edhe komuna si themeluese e tyre, për punët dhe aktivitetet që i parasheh për këtë vit sa i përket zhvillimit të arsimit.
Të gjithë u dakorduan, se do të jen në bashkëpunim të ngushtë mes vete, me qëllimin e vetëm kryerjen sa më efikase, efektive dhe kualitative të të gjitha obligimeve, me çka sigurtë se nuk do të mungoj pastaj edhe rezultati.
Me rrespekt,
Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.