“Sa me afer nxenesve qe jemi, aq me te sigurte presim ardhmerine e kombit tone”
Gjate dites djeshme, Kryetari i Komunes se Likoves, m-r Erkan Arifi i shoqeruar nga administratoret te arsimit, ishte per vizite ne shkollen fillore komunale ,,Anton Zako Cajupi,, f.Hotel, Komuna e Likoves.
Kryetari, nga stafi i shkolles nga afer u njoftua per kushtet ne te cilat zhvillohet procesi edukativo – arsimor, disa punime qe po realizohen ne shkolle me mjete nga buxheti i komunes, edhe ate lidhur me vendosjen e hibercukit qe po kryhet tani, e shume shpejt pritet qe te vendoset edhe Vinfleksi, me cka dyshemeja katastrofale qe ishte para disa muajsh (ku dallimin se si ka qen gjendja do ta shihni ne foto), tani me do merr fund.
Gjitheashtu u diskutua per hapat tjere te cilat duhet te ndermirren per permisimin edhe te metejshem te infrastruktures shkollore, edhe pse aktualisht kjo shkolle thuaj se i ploteson te gjitha kushtet baze, ku per te mos u be i tepert, do theksonim vetem faktin se me koha kur ngrohja ne kete shkolle behej me koftor ka marre fund, tash te gjitha klasat ngrohen me nxemje qendrore moderne, qe eshte shume efikase dhe efektive.
Kryetari, i siguroi se ai do te vazhdoj me investimet ne arsim, pasi per ate eshte prioritet mbi prioritet, duke ditur faktin se ardhmeria me e sigurte e cdo kombi eshte arsimi cilesor, por kuptohet se per ta arrit ate, nevojitet angazhim i gjitheanshem, duke u nis prej prinderve, arsimtareve, kuadrit jo arsimor, drejtoreve, keshillit komunal, Kryetarit dhe Ministrise se arsimit dhe shkences.
Me rrespekt,
Sherbimi per informim i Komunes se Likoves.