Sot kishim nderin të kemi mysafir nga Banka Botërore të cilët në bashkëpunim me Ministrinë për punë dhe politikë Sociale përkrahën hapjen e kësaj Qendre në Komunën e Likovës. Gjatë vizitës u diskutua rreth sfidave të kaluara deri tek hapja e Qendrës dhe gjendja momentale e funksionimit të saj.
Me prezencën e tyre na nderuan znj. Ana Bjerde-nëndrejtoresha e Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, Linda Van Gelder – drejtoresha regjionale e Ballkanit Perëndimor pranë Bankës Botërore, Shiaoçing Ju – drejtoreshë për strategji pranë bankës Botërore, Maksimiliano Paolluçi – drejtor pranë bankës botërore në Maqedonin e Veriut dhe Kosovën dhe përfaqësues nga Ministria për Punë dhe politik sociale.
Banka Botërore do vazhdoj të përkrah hapjen e qendrave për fëmijë me pengesa në zhvillim.