– VENDOSET gurëthemeli i filterstacionit për ujin e pijshëm për të gjitha vendbanimet e Komunës së Likovës,
– Të ecësh përpara dhe të vulosësh themelet e një godine e cila do furnizoj mbi 30.000 banorë me ujë për pije është shenjë se tregon realitetin se si po ecën Komuna e Likovës. Sot me dt.15 shtator 2018-të, e shtunë, në prani të Kryeministrit të R.M.-së dhe kabinetit qeveritar, së bashku me kryetarin e Komunës së Likovës m-r Erkan Arifi, administratën komunale dhe qytetarë të Komunës së Likovës vendoset gurëthemeli i stacionit filtrues të ujit, i cili e kap vlerën prej 87.920.125 denarë ose 1.434.259,79 euro. Ky projekt është më madhori dhe më i miri i mundshëm që do të bëhet për qytetarët e këtij vendi.
– Urojmë që gjithçka të ecën mbarë dhe gjithçka të mbaroj në mënyrën më të mirë të mundshme ! Ta gëzoni !
– Me respekt,