Sot, më dt. 09.06.2021, Kryetari i Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi me Drejtorin e Byrosë për zhvillim regjional, z. Ramiz Rexhepi, nënshkruan kontratën për financim të projektit: ,, Ndërtimi i një pjese të kanalizimit fekal në f. Vaksincë ,, , dmth se shumë shpejt pas përfundimit të prokurimit publik, do të vazhdojm me ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal.
Gjithëashtu ju Njoftojmë se për këtë projekt, për pjesët e tjera të rrjetit kryesor, po nga i njejti organ, duke ju falemenderu Drejtorit të lartëpërmendur dhe përfaqësuesve tanë në pushtetin qendror, do të sigurohen edhe mjete tjera shtesë.