M-r Erkan Arifi mesazh urimi për Fitër Bajram: “Kjo festë na përkujton përgjegjësinë shoqërore që e kemi”
– Fryma unifikuese e Ramazanit duhet të mbretërojë edhe pas tij, ndërsa filozofia dhe mësimet e këtij muaji të shenjtë duhet të bëhen udhërrëfyes për mënjanimin e problemeve shoqërore.
– Me këtë rast, me lutjen që Zoti të ketë pranuar angazhimin shpirtëror e material gjatë Ramazanit, Kryetari i Komunës së Likovës uroi që interesimi për njëri-tjetrin të jetë vlerë e njerëzve edhe pas Ramazanit.
– “Më lejoni, që në emer te Komunës së Likovës, në emër të të gjitha institucioneve të saja dhe në emrin tim personal t’ua uroj festën e Fitër-Bajramit të gjithë besimtarëve brenda trojeve tona etnike shqiptare por edhe në mërgatën e largët, me lutjen që Allahu të na e ketë pranuar angazhimin tonë shpirtëror e material gjatë Ramazanit si dhe me dëshirën që siguria, paqja, harmonia dhe dashuria të mbretërojnë kudo në mesin tonë”, ka theksuar Arifi.
– Paqja dhe begatitë e Zotit qofshin mbi të gjithë neve !
– Urime !!!
– Me respekt,