– Të nderuar,
– Sot Kryetari i Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi mbajti takimin e radhës me drejtorët e shkollave fillore dhe me drejtorin e shkollës së mesme, ku bashkarisht u dakorduan se fillimi i gjysëm vjetorit të dytë të fillojë me kushte edhe më të mira për nxënësit tanë, personelin profesional, mësimdhënësit dhe punëtorët teknik.
– Njëherit më lejoni që nga këtu të ju uroj pikë së pari shëndet dhe mandej suksese në zhvillimin e sa më të denjë dhe normal të këtij gjysëm vjetori të dytë. Urojmë që gjendja epidimiologjike të qetësohet dhe këshillojmë të gjithë punëtorët dhe nxënësit t’i ndjekin protokolet mjekësore për një përballim sa më të lehtë të kësaj sfide.
31 janar 2022, e hënë,
Zyra e Kryetarit .