Sot në zyrën e tij, nikoqiri, Kryetari i Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, priti z. Bashkim Lutfiu, nga f.Hotël, i cili jeton dhe vepron në shtetin e Gjermanisë. Bashkimin e njohim si humanist dhe profesionist i dalluar në shtetin e lartëpërmendur.
Prandaj, ne si komunë ndihemi krenarë me persona të këtillë dhe urojmë që t’i kemi në numër sa më të madh.