,,BASHKËPUNIMI ME QEVERINË – MINISTRINË E AMBIENTIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR NË VAZHDIMËSI PO JEP REZULTATE PËR REALZIMIN E PROJEKTIT MË KAPITAL – PRIORITAR, ATE TË UJËSJELLËSIT TË KOMUNËS SË LIKOVËS,,
Punimet e projektit të ujësjellësit për të gjitha vendbanimet e komunës tonë, apo vendosjes gypsjellësit kryesor për ujë të pijshëm, aktualisht po kryhen në tre (3) lokacione, ku ashtu siç ju kemi njoftuar më herët, në pjesën prej f.Mateç në drejtim të f.Vishticë dhe prej f.Vishticë në drejtim të f.Nikushtak, ku përveç këtyre lokacioneve paralelisht kan filluar punimet edhe në lokacionin prej f.Sllupçan në drejtim të f.Opajë.
Ku njëherit ju njoftojm, se shumë shpejt do të fillojn punimet edhe në lokacionin prej f.Sllupçan në drejtim të fshatrave: Vaksincë dhe Llojan, me çka gypsjellësi kryesor për ujë të pijshëm do të arrij në çdo vendbanim.
Mjetet financiare për realizimin e këtij projekti kapital janë të siguruara nga Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, e udhëhequr nga ish Kryetari z.Sadulla Duraku dhe buxheti i Komunës së Likovës.
Me respekt,
Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.