PROJEKTITTË USAID-it për PËRFORCIM të KAPACITETEVE PËR SHFRYTËZIM TË RESURSEVE
LIDERSHIP FORUMI I KRYETARËVE TË KOMUNAVE
“Inkurajimi i përsosmërisë në menaxhim dhe bashkëpunim”
Më 27 dhe 28 shtator 2023, në Mavrovë, Projekti i USAID-it për Përforcim të kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve, organizoi forumin e lidershipit të kryetarëve të komunave partnere me temën “INKURAJIMI I EKSELENCËS NË MENAXHIM DHE BASHKËPUNIM”.
Përfaqësues nga 27 komuna partnere, kryetarë dhe sekretarë të komunave diskutuan dhe ndanë përvoja rreth:
• Menaxhimi me komunën në drejtim të mbledhjes së fondeve, menaxhimit të financave, sigurimit të kushteve për rritje dhe zhvillim ekonomik,
• Përmirësimi i aftësive drejtuese për menaxhim më efektiv lokal,
• përmirësimin e bashkëpunimit me palët e interesuara dhe mbështetjen e rritjes ekonomike në komuna,
• inkurajimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e marrëdhënieve ndërmjet kryetarëve të komunave me përkatësi të ndryshme politike, dhe
• praktikat e mira nga udhëtimi studimor në SHBA në kontekstin lokal.
Nga ana e ekipit të Projektit të USAID-it për Përforcim të kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve, në forum u prezantuan aktivitete specifike që do të pasojnë në periudhën e ardhshme me qëllim të përforcimit të kapacitetit administrativ të komunave partnere dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Linku nga postimi i mëparshëm në web faqen e Komunës së Likovës