– Komuna e Likovës Ditën ndërkombëtare të fëmijëve – 1 Qershorin, e feston me përurimin e objektit të rekonstruar në SHFK ” Dituria ” , f. Likovë .
Gjatë ditë sotshme në Komunën e Likovës, u bë përurimi i rikonstruimit të SHFK “Dituria”, f. Likovë, projekt i realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, prandaj edhe pjesëmarrës ishte edhe Ministri z. Jeton Shaqiri, i cili u prit nga nikoqiri, Kryetari, z. Erkan Arifi.
Kjo është komponenta e sistemit arsimor, për modernizimin e të cilit po fokusohemi në vazhdimësi, sepse kushtet në shkolla ndikojnë shumë në motivimin për të arritur rezultate më të mira.
Sot, rrumbullaksuam investimin në këtë shkollë, investim i cili filloi në fund të vitit të kaluar, dhe kushton rreth 10 milionë denarë, ndërsa u rikonstruktua shkolla në përgjithësi. Janë vendosur materiale cilësore prandaj jam i kënaqur me atë që është realizuar dhe për atë se 430 fëmijë nga klasa e parë deri në të nëntën do të kenë kushte më të mira për mësim .