NJOFTIM.
Të nderuar banorë të f. Hotël, posaçërisht ata që duhet të kyçen në rrjetin e kanalizimit fekal që është ndërtuar tani nga hyrja e fshatit ( prej tek v.q. te Bunari), në drejtim të xhamisë së bardhë e deri tek frizeri ” Bala “, po edhe deri në përfundim të fshatit, që të kyçen sa më shpejt në kanalizim, edhe ate maksimumi në afat prej 10 ( dhjetë ) ditëve .
Kërkojmë nga ju që të kyçeni urgjentisht, sepse rruga do të asfaltohet prej te v.q. ” Te Bunari “, e deri në fund të fshatit, e më pastaj nuk do të lejoheni që të kyçeni, pasi dihet se dëmtimet janë të pa riparueshme, e nëse ndodh atëher do të merren masat e duhura ndëshkuese.
Besojmë se do të hasim në mirëkuptim d.m.th. , se këtij Njoftimi të gjithë do t’i përgjigjeni pozitivisht, sepse para se gjithash është interes i vet banorëve dhe fshatit.
Me respekt,
Shërbimi për informim i Komunës së Likovës !