VENDOSJA E SISTEMEVE FOTOVOLTAIKE NE OBJEKTET PUBLIKE
Në kuadër të IPA komponentës së Bashkimit Evropian dhe programit për përmirësimin e shërbimeve komunale në Ministrinë e Financave, Komuna e Likoves fitoi grant për vendosjen e sistemeve fotovoltaike në tre objekte publike:
– Shkolla fillore komunale “Kultura” f.Mateç,
-Shkolla fillore komunale “Faik Konica” f.Sllupçan dhe
-Shkolla fillore komunale “Anton Zako Çajupi” f.Hotël.
Me vendosjen e këtyre sistemeve fotovoltaike do të arrihet kursim i jashtëzakonshëm i energjisë elektrike, me çka në mënyrë direkte do të ulen shpenzimet e këtyre tre objekteve publike.
Njëkohësisht, me anë të këtij projekti, do të rritet numri i përdoruesve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, konform përpjekjeve strategjike të komunës për ruajtjen e ambientit jetësor.