Transparencë dhe llogaridhënie përpara banorëve të të gjitha fshatrave,
Kryetari m-r Erkan Arifi së bashku me një delegacion të tij, ka vizutuar të gjitha vendbanimet e Komunës së Likovës, duke filluar nga Nikushtaku e deri në Llojan, duke biseduar rreth çështjeve dhe proceseve të cilat janë në vazhdim e sipër. Kryetari, i njoftoi të pranishmit me projektet që janë të paraparë për kët vit në të gjitha fshatrat dhe njëherit nga ata kërkoi që secili të jap vërejtje apo sugjerime për punën e deritanishme, pasi e dijm të gjithë se mendimet e ndryshme të dala nga baza na bëjn edhe më të fortë në rezultate konkrete.