,,Intervenimi me kohë nuk lejoi bllokimin e rrugës , Hekurudhë Reçicë – f.Vaksincë,,
Edhe pse gjatë ditës së djeshme, njejtë sikurse në rrugët e tjera kryesore të fshatrave fushore u intervenua, për shkak të pozitës gjeografike që ka kjo rrugë, nga erërat gjatë mbrëmjes, në mëngjes thuaj se ishte bllokuar, ku menjëher edhe banorët kërkuan intervenim.
Posa u njoftuam me gjendjen, N.K.P. ,,Pisha,, menjëher angazhoi bagerin që të largoj atë grumbull të madh të borës në rrugë, i cili i mbështetur edhe nga një makineri tjetër adekuate në pronësi të një kompanie të angazhuar nga komuna, përveç se i ndihmoi gjatë pastrimit u bë edhe sot prap edhe hedhje e krypës.
Njëherit, ju kemi informuar edhe dje se deri më tani komuna, ka intervenuar vetëm në fshatrat fushorë, ndërsa në ato malor, e kryesisht në Goshincë, nuk mund të intervenojm me makinerinë që posedojm jo vetëm ne po edhe kompanitë që janë nga këto anë, pasi pozita gjeografike e saj, kërkon maqineri specifike të cilën e posedojn vetëm kompani të mëdhaja, të cilat i angazhon Qeveria përmes Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.
Deri dje nga vet banorët jemi njoftuar, se rruga është e kalueshme me automjet të llojit xhip, por sot nga gazetarët u njoftuam se tash më thuaj se është bër e pa tejkalueshme, ku ne si komunë, menjëher do të dërgojm shkresë me shkrim zyrtarisht deri te Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, që të intervenojn, ku sipas bashkëpunimit të ngusht që kemi sikurse vitet e tjera nga nesër edhe do të intervenohet edhe në fshatrat malore.
Gjithmon do të mundohemi që ti krijojm kushte çdo qytetari që ti mundësohet qarkullim edhe në këtë kohë, por besojm që na kuptoni se ndonjëher stina e dimrit edhe të pa munëson një gjë të tillë.
Me respekt,
Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.