KOMUNA E LIKOVËS
NJ O F T I M
Të nderuar, qytetar të Komunës së Likovës
Ju njoftojm se në Komunën së Likovës (në të gjitha fshatrat)-Likovë, Llojan, Vaksincë, Sllupçan, Orizare, Bellanocë, Allashec, Izvor, Gushincë, Orkoc, Strimë, Hotël, Zllakuçan, Mateç, Vishticë, Ropalcë, Nikushtak, Opajë, Runicë, Strazhë, Gllazhnje dhe Dumanocë, prej datës 12.09.2022 deri më datë 28.10.2022, Agjencia për kadastër të patundëshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Projektit “Bashkëpunim për demokracin dixhitale” i financuar nga Mbretëria e Suedis, do të filloj në përmbledhjen e të dhënave atribute grafike, për rrugët dhe numrat e shtëpive, në funksion të themelimit të regjistrit Grafik për rrugët dhe numrat e shtëpive.
Agjencia për Kadastër, gjatë përmbledhjes së të dhënave do të bëj fotografimin digjital të të gjitha amvisrive (shtëpive), sipas projektit, me këto komponenta:
1. Vendosje e një sistemi të vetëm, të saktë dhe të qëndrueshëm për regjistrat e adresave.
2. Vendosja, zhvillimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës moderne gjeodezike.
3. Organizimi i qëndrueshëm i sektorit të (Teknologjive të informacionit dhe komunikimit ) TIK në AKP.
4. Infrastruktura kombëtare e të dhënave hapësinore (IKDHH).
5. Dokumentet arkivore të skanuara dhe të dixhitalizuara, në dispozicion në internet.
Këto aktivitete do të kryhen nga Shoqata për rilevimin e tokave, Inxhinjeri dhe tregti GEOFOTO ZENIT INXHINERING.
Ju lusim për mirëkuptim dhe bashkëpunim!
Me respekt,
Komuna e Likovës