– Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”
Gjatë ditës sotme në hapësirat e Shoqatës bamirëse në Prizren u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim në mes Komunës së Likovës, e përfaqësuar nga Kryetari, Erkan Arifi dhe shoqatës bamirëse të lartëpërmendur, e cila është e njohur nga të gjithë për kontributin që po jep në të gjitha trojet tona.
Kjo marrëveshje u nënshkrua pas iniciativës – propozimit të Kryetarit, e cila gjeti mbështetje unanime në këshillin komunal, i cili edhe gjatë seancës kaluar ka sjellur vendimin që komuna të ndajë nga 2500 Euro, për çdo shtëpi të ndërtuar në territorin e komunës tonë nga Sh.B. ” Jetimat e Ballkanit, ku ashtu siç ju kemi njoftuar, aktualisht janë në ndërtim e sipër tri shtëpi.
Komuna e Likovës gjithmon me të gjitha mundësitë dhe kapacitet që posedon do jet në shērbim të banorëve të saj.
Në fund në emër të të gjithē banorëve, Kryetari, Erkan Arifi nga zemra e shpirti e falemenderon hoxhën e njohur – humanistin e madh, Halil Kastrati.
Me respekt,