Sot kishim takim me drejtorët e shkollave në Komunën tonë, në të cilin takim u debatua për gjendjen në të cilën gjendemi aktualisht sa i përket kushteve në arsim, si dhe për nevojat e tjera të cilat janë domosdoshmëri e kohës për të realizu një proces edukativo – arsimor sa më kualitativ . Të gjithë bashkarisht do të vazhdojm t’i qasemi me përkushtimin më të madh zhvillimit të arsimit, pasi e ardhmja e jonë varet shumë nga kjo sferë, duke e ditur se kuadrot e reja dalin prej këtij brumi.