Kryetari z. Erkan Arifi sot priti në zyrën e tij kryetaren e LDA Ballkan, znj.Dafina Memeti, shoqatë jo qeveritate me seli në 5 vendet Ballkanike, në Shqipëri, Mal të Zi, Luginë, Kosovë dhe tani në vendin tonë. Ai i ofroi mbështetje atyre për zhvillim sa më adekuat të rinisë tonë me qëllim që rinia të bëhet pjesa kryesore e ndihmës dhe marrjes së proceseve në duart e tyre, pasi që ata janë e tashmja dhe e ardhmja jonë.