“PËR KOMUNËN E LIKOVËS VAZHDON TË MBETET PRIORITET MBI PRIORITET INVESTIMI NË ARSIM”
Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi, së bashku me administratën komunale përgjegjëse për arsim, ishte për vizitë në SH.F.K. ,,Rilindja,, f.Llojan, ku nga afër prej Drejtorisë së shkollës u informua për kushtet që posedon kjo shkollë.
Kryetari, pasi që ka qenë i kyçur që më herët në implementimin dhe përgatitjen e projekteve në hollësi i dinte prioritet e kësaj shkolle, e njoftoi stafin e shkollës, se për këtë vit, janë paraparë këto investime:
– Vendosja e nxemjes qendrore e pjesës së mbetur, me çka më edhe në këtë shkolle, nxemja me dru e koftor do të merr fund,
– Ndrrimi i dritareve
– Rregullimi i nyjeve sanitare në shkollën periferike në f.Llojan dhe
– Rregullimi i oborrit të shkollës periferike në f.Llojan.
Drejtori, e njoftoi Kryetarin, se më veç këto ditë kan përfunduar punimet sa i përket nyjeve sanitare në shkollën qendrore, ku duhet theksuar se është bër intervenim i plotë si në ndrrimin e dyerve, dritareve, po edhe gjitha mjeteve të tjera të nevojshme, edhe ate me mjete financiare tërësisht nga buxheti i komunës.
Gjithëashtu, Drejtori e njoftoi Kryetarin, se jan në komunikim të vazhdueshëm me Kryqin e kuq, që shumë shpejt të filloj me punë edhe klasa që është renovuar plotësisht përmes komunës me donacion nga UNHCR-ja, e cila klasë do të shërbej si qendër ditore(3 orëshe) për fëmijët para moshës 6 vjeçare, ku njëherit edhe është bër edhe këtu rregullim i plotë i nyjeve sanitare.
Me rrespekt,