“Komuna e Likovës tradicionalisht feston dinjitetshëm festën më të madhe kombëtare, 28 Nëntorin – Ditën e flamurit”
Nën organizimin e Kryetarit, z. Erkan Arifi, sikurse siç është fillu nga viti i kaluar, tradicionalisht në komunën tonë u festua dita e flamurit – 28 Nëntori.
Këtë festë më madhështore e bën nxënësit e shkollave tona me poezitë dhe vallet, SHKA ” Jeta e re” dhe kori komunal “Zejadin Ismaili”.
Festat e nëntorit janë udhërrëfyesi dhe themeli i të gjithë patriotëve tonë, e posaçërisht dëshmorëve të rënë të cilët për këtë flamur dhan më të shenjtën – jetën.
Falë tyre, ne sot gëzojm të gjitha këto të arritura, të cilat në vazhdimësi duhet që të avansohen edhe më shumë në të mirë të kombit tonë.