,,KËRKOHET ZGJIDHJE MË AFATGJATE PËR PASOJAT E MUNDSHME NGA TË RESHURAT NË FSHATIN SLLUPÇAN,,
Ditëve të fundit në territorin e komunës tonë kishte të reshura me shi të rrëmbyeshëm, ku si pasojë e saj në disa fshatra qarkullimi u përkeqësua, për çfarë edhe angazhuam maqineri që të sanojm ato probleme.
Nga të gjitha fshatrat, në Sllupçan, një dukuri e tillë ishte më e theksuar, dmth me pasoja më të mëdha, por edhe me rrezikshmëri më të madhe në të ardhmen, ku prandaj edhe Kryetari i Komunës, Erkan Arifi, kishte takim me disa banorë që të diskutojn nga afër-vend tëngjarjes, lidhur me hapat-masat që duhet ti ndërmarrim për ti parandaluar pasojat e tjera të mundshme edhe më të rënda.
Bashkarisht u dakorduan, që sa më shpejtë që është e mundur të intervenohet në disa lokacione kyçe, të cilat po shkaktojn këto probleme, me qëllimin e vetëm që të parandalojm situata të këtilla me kohë, që pastaj të mos na bëhet vonë.
Me respekt,