Të nderuar qytetarë,
Gjatë një periudhe 15 ditore Komuna e Likovës ka pasur debate publike të realizuara brenda saj me qytetarë të shtresave të ndryshme me qëllim të dëgjimit të tyre, propozimeve të tyre dhe përpilimit të një buxheti sa më adekuat dhe më të kapshëm për të gjithë banorët.
Mirëkuptimi,transparenca dhe sjellja janë baza e një qeverisje të shkëlqyeshme, andaj të njejtën e uroj dhe tek të dyja palët, neve si Komunë dhe juve si qytetarë.
I juaji,
Erkan Arifi,
Kryetar i Komunës së Likovës.