– Vizitë zyrtare nga qeveritarët tanë në pushtetim qëndror,
– Sot me dt.8 korrik 2018, Komuna e Likovës dhe kryetari i kësaj Komune, m-r Erkan Arifi së bashku me stafin dhe banore te komunes se likoves, pritën me shumë sinqeritet dhe dashamirësi udhëheqësit shqiptar në qeverin e Republikës së Maqedonisë. Ata bashkëbiseduan dhe me qytetarë, vizituan punime të ndryshme në Komunë edhe ate:
– Punimet e ujësjellesit për tërë vendbanimet e Komunës se Likovës,
– Punimet e rrugës regjionale Likovë-Hotël-Mateç-Ropalcë,
– Vizitë zonës së lirë ekonomike në fsh.Nikushtak të Komunës së Likovës,
– Vizitë Pendës së Gllazhnjës për zhvillim të turizmit rural,
– Vizitë punëve të pikës kufitare Stançiç-Republika e Kosovës-Bellanoc, Republika e Maqedonisë,
– Vizitë të disa rrugeve që janë duke u shtruar me pllaka të bekatonit me projektin ,,Bashkë për Komunën që duam,,,
– Vizitë të SH.F.K. ,,Anton Zako Çajupi,, fsh.Hotël që shumë shpejtë do filloj salla sportive dhe premtuan se seriozisht së bashku me kryetarin z.Arifi do përpiqen dhe do punojnë shumë fort që kësaj komune ti sjellin sa më shumë investime kushtuar banorëve të këtin vendi. Në fund kryetari i falënderoj për vizitën e tyre dashamirëse.
– Nga pushteti qëndror të pranishëm ishin: Sadulla Duraku (Ministër i ambientit jetësor), Kreshnik Bekteshi (Ministër i Ekonomisë), Arbër Ademi (Ministër i Arsimit), Nefrus Çeliku (Sekretar shtetëror në ministrinë e Bujqësisë), Ejup Alimi (Deputet), Jahi Jahiu (Sekretar shtetëror në Ministrinë e Administratës dhe Informatikës).
– Me respekt,
– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.