Sot ishim për vizitë te Qendra për fëmijë me nevoja të veçanta në f.Orizare bashkarisht me Ministreshën për punë dhe politikë sociale, znj.Jovanka Trençevska, sekretarin shtetëror z. Resmi Ejupi dhe shumë të tjerë, ku zyrtarisht përfundohet me sukses projekti 1 vjeçar nga dita kur e lëshuam në përdorim këtë qendër.
Bëjmë apel për të gjithë prindërit që t’i drejtojnë fëmijët e tyre në këtë Qendër pasi avancimi i tyre është sukses i të gjithëve, kur e dijmë se fëmijët janë ardhmëria jonë.
Zyra e kryetarit,
03.10.2022.