U mbajt kuizi i diturisë për shkollat fillore të Kumanovës dhe Likovës të organizuara nga Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” , me në krye kryetarin e shoqatës, z.Samet Jahiju, ku morën pjesë 13 shkolla dhe u arritën këto rezultate:
Vendi I “Jeronim De Rada” , Çerkez dhe “Rilindja” , Llojan;
Vendi II-të, “Faik Konica” , Sllupçan dhe
Vendi III-të, “5 Tetori” Nikushtak.
Faleminderit të gjithëve që kontribuan për mbajtjen e garave.
Në vazhdën e aktiveteve për nderë të 7 Marsit – ditës së mësuesit, Komuna e Likovës në bashkëpunim me shkollat fillore, shkollën e mesme dhe shoqatën e Arsimtarëve Shqiptarë për Likovë dhe Kumanovë, me në krye mësuesin z.Samet Jahiu, në ambientin e SH.F.K. “Rilindja” , f. Llojan, me iniciativën dhe nën udhëheqjen e mësimdhënëses së lëndës së Kimisë, u mbajtën garat komunale nga lënda e Kimisë.
Urojmë që të gjithë pjesëmarrësit të kenë kaluar sa më mirë! Ju faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen e për ne ishte kënaqësi!
Renditja në garë ishte:
1. Vendi i parë – Medina Fetai SHFK “Andon Zako Çajupi” Hotël;
2. Vendi i dytë – Valmira Mustafi SHFK “Rilindja” Llojan dhe
3. Vendi i tretë – Esra Alili SHFK “Faik Konica” Sllupçan.