Të dhënat e Kryetarit të Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi
U lind më dt. 19.10.1984, në Kumanovë, ku nga lindja është me vendbanim të përhershëm në vendlindjen e tij në fshatin Mateç. Është prind i tre fëmijëve (një djali dhe dy vajzave), ku përveç tyre bashkëjeton me gruan dhe dy prindërit.
Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje në SH.F.K. ,,Kultura,, f.Mateç, Komuna e Likovës.
Shkollën e mesme e ka kryer në SH.M.K. ,,Ismet Jashari,, f.Likovë – Drejtimi gjimnaz i pergjithshëm.
Arsimin e lartë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, fakultetin – JURIDIK.
Shkallën e dytë të arsimit të lartë në Universitetin FON, fakuleti – Juridik, drejtimi – CIVIL, me çka nënkuptojmë se aktualisht ka titullin, MAGJISTËR I SHKENCAVE JURIDIKE.
Është njohës i mirë i programeve të kompjuterit, si : WORD, EXCEL, POWER POINT, INTERNET dhe shumë programeve të tjera të cilët kanë të bëjnë me funksionimin e administratës shtetërore, etj. si dhe njohës i mirë i gjuhës maqedone dhe angleze.
Njëherit, ka qen drejtëpërsëdrejti i kyçur në implementimin e shumë projekteve, ku do veçonim rezultatet e tij, si koordinator gjatë realizimit të mbi 6 projekteve nga Programi IPA – Bashkëpunimi ndërkufitar.
Nga viti 2017 deri në vitin 2021, ishte në mandatin e parë si Kryetar i Komunës së Likovës.
Në vitin 2021 është rizgjedhur Kryetar i Komunës së Likovës, d.m.th, tani është në mandatin e dytë.
Nga viti 2004 është i punësuar në administratën shtetërore. Fal punës profesionale dhe pjesëmarrjes në shumë konferenca dhe trajnime ka marrë shumë certifikata.