Sot Kryetari i Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi, ishte për vizitë tek Kopshti për fëmijë ,,Rrezja” , f.Orizare . Gjatë kësaj vizite ai siguroi Drejtoreshën dhe kolektivin se do të ken mbështetjen e komunës edhe më fuqishëm në vazhdim. Pasi që rezultatet nga ky kopsht po shihen, e kjo dëshmohet me faktin se numri i fëmijëve aktualisht kalon 40 – tëshin, dmth se edhe me pak përkushtim më të madh do arrihet edhe kapaciteti prej 60 – të. Në fund nga afër u përcollën edhe aktivitet e fëmijëve, të cilat vërtet ishin shpresëdhënëse e garancë se nesër këto fëmijë do e ken shumë më të lehtë fillimin e shkollimit e tyre.