– Kryetari i Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi ishte për vizitë zyrtare në Ministrinë e financave, në të cilën u prit nga nikoqiri, Ministri z. Fatmir Besimi. Gjatë këtij takimi, Ministri siguroi Kryetarin se edhe në buxhetin e vitit 2022 për komunën tonë, ka të parapara mjete financiare për realizimin e projekteve kapitale, të cilat janë të interes të të gjithë neve.