,,PËRCJELLJA E PUNËVE NGA AFËR NË VAZHDIMËSI, MË ËSHTË BËRË PRAKTIKË NGA KRYETARI I KOMUNËS SË LIKOVËS, ERKAN ARIFI,,
Gjatë ditës sotme (26 qershor 2018), Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ishte për përcjellje të rrjedhjes së punëve të ndërtimit të pikës kufitare, Bellanoc – Stançiç, ku nga afër prej punëkryrësit u njoftua lidhur me punët që po kryhen tani të ashtuquajtura të tokës, si dhe punët e tjera që janë të parapara sipas kontratës dhe projektit.
Kryetari, edhe një herë e siguroi punëkryerësin që për çdo gjë të nevojshme që mendon ai se institucioni komunë mund të kontriboj lirisht ta kontaktoj në çfarë do kohe, qoftë edhe për ndonjë intervenim tek pushteti qendror – Qeveria e R.M.-së, pasi bashkëpunimi pushtet lokal – qendror është shumë i ngushtë.
E gjithë kjo ka për qëllim që këto punime, të përfundojn sa më shpejtë që është e mundur, siç themi ne një ditë e më parë, por kuptohet se rëndësi ka shumë edhe kualiteti i punëve, pasi bëhet fjalë për projekt kapital, i cili pas përfundimit do të shihet nga të gjithë se vërtetë i plotëson të gjitha strandardet e kohës në çdo aspekt.
Me respekt,