– Duam qarkullim të lirë,
– Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës, sot Kryetari i Komunës, m-r Erkan Arifi, së bashku me qytetarët e kësaj ane, vendosën që për nder të ditës së Evropës, ta ngrisim zërin drejt lirisë dhe demokracisë së kufinjëve në vendin tonë. Thirrjes tonë iu përgjigjën shumë qytetarë të cilët i falënderojmë shumë, mediumet e meritojnë respektin maksimal pasi edhe ata ishin pjesë e ditës së sotme, e mbi të gjitha ashtu siç theksoi edhe kryetari, ky është vetëm fillimi, urojmë që çdo gjë të shkoj në rendin e duhur.
– Gjithashtu theksojmë se edhe nga ana tjetër e kufirit, në Miratoc, kryetari i Komunës së Preshevës nga R.e Sërbisë dhe qytetarët e asaj ane janë bashkuar njejtë në një zëri sikur ne kanë kërkuar qarkullim të lirë dhe hapjen e kufirit.
– Me respekt,