“Komuna e Likovës organizon Javën buxhetore për propozim buxhetin e vitit 2022,
Ditëve të fundit, Kryetari i Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, i shoqëruar me ekipin e tij, organizuan takime të shumta lidhur me përgatitjen e Buxhetit për vitin 2022, edhe ate : bashkësitë lokale, imamet e xhamive, shoqatat e ndryshme jo qeveritare, klubet sportive, biznis sektorin e tjerë. Në këtë mënyrë do të vazhdohet me banoret e komunes tone deri ne sjelljen e buxhetit,si dhe pas miratimit nga ana e Këshillit komunal, me qëllimin e vetëm që transparenca të jet sa më e plotë dhe të jet në shërbim të të gjithëve.
Vërejtje: Edhe përmes adresës elektronike: komunaelikoves@komunaelikoves.gov.mk , të gjithë mund të dërgoni propozime dhe sugjerime.