Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës,
Ju informojmë se nesër, ditë e mërkurë, me dt.18.03.2020, do të bllokohet rruga prej te ura në f.Mateç, ura afër Xhamisë së fshatit Mateç e deri tek rruga që lidhet me fshatin Vishticë, apo qendra e fshatit. Qëllimi i bllokimit është për shkak se do të bëhet shtrimi me asfalt të ri me gjatësi prej 400 metra.
Bllokimi i rrugës do të ndodhë në periudhën prej ora 08:00 deri 18:00.
Faleminderit për mirkuptimin,
Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.
