,,INVESTIMET KAPITALE – MILIONËSHE NË INFRASTRUKTURË NË KOMUNËN E LIKOVËS TANI MË REALITET, E KËTË E THEMI PASI FILLOJN PUNIMET PËR RREGULLIMIN E RRUGËS REGJIONALE NË AKSIN RRUGOR MATEÇ-HOTËL-LIKOVË,,
Ashtu siç ju kemi paralajmëruar më herët këtyre ditëve filluan punimet për rregullimin e rrugës regjionale në aksin Mateç-Hotël-Likovë, ku duhet cekur se janë të parapara të gjitha fazat që i përkasin standardeve të një rruge regjionale, dmth do marr fund më që gjërësia e kësaj rruge të jet 3-4 m, shumë shpejt ajo do jet në përputhje me gjërësin e rrugëve regjionale edhe ate 5.5 m.
Për të ardhur deri tek kjo punë kuptohet se njëherë duhet të bëhet grrimi i dheut të butë, pastaj mbushja e asaj pjese me tampon, në të dyja anët, grrirje e asfaltit ekzistues dhe në fund, asfaltimi i tërësishëm, me çka edhe kjo rrugë shumë frekuentuese do jet ashtu siç e meritojn banorët e kësaj komune.
Nuk mund të mos përmendim edhe një gjë tjetër shumë pozitive, këtu fjalën e kemi për ate se ne si komunë, përkundër angazhimit të vazhdueshëm që sa më shpejt kjo rrugë të bëhet realitet, ne si komunë, në këtë pjesë të rrugës ku po kryhen punime kemi kryer punët e tjera infrastrukturore dmth ato të ujësjellësit dhe kanalizimit, me çka më edhe ne si komunë i kem dhën fund disa punëve të më hershme ballkanike, një punë bën e tjetrën prish, tash dmth e gjithë infrastruktura në këtë rrugë do jet ashtu siç duhet e kompletuar.
Gjithëashtu, ju njoftojm se janënë përfundim e sipër edhe të dokumenteve të tjera të nevojshme, që kan të bëjn me ndryshimin e projektit themelor dhe eksproprijimit, të aksit nga f. Mateç e deri në f.Ropalcë, ku menjëher do filloj edhe ajo pjesë e mbetur.
Vlera e këtij investimi kap vlerën prej rreth 2 milion euro.
Me respekt,