Pas vizitës së para disa ditëve nga ana e Kryetarit të Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi, që iu bë fshatit Llojan përveç se u vëzhguan punët e realizuara, ashtu siç theksuam atë ditë u debatua edhe për prioritete të tjera .
Ku një ndër to, nga të gjithë banorët u kërkua që të intervenohet sa më shpejt në pastrimin e shtratit të lumit, pasi që gjendet në mes fshatit dhe i jep një pasqyrë ndryshe bukurisë së tij.
Për shkak të faktit se edhe nga vet Kryetari u pa nga afër gjendja, ai menjëher angazhoi makinerinë e nevojshme për pastrim.
Ku njëherit jo vetëm nga llojanasit por edhe nga banorët e fshatrave tjerë, kërkojm qe të gjithë sa më shumë që është e mundur të kontribojm ne ruajtjen e pastërtise në komunën tonë.
Me rrespekt,