Shtëpia e Kulturës po bëhet me pamje të re (Foto)
Fotografi nga vendëngjara…




Fotografi nga vendëngjara…
– Kryetari i Komunës së Likovës z.Erkan Arifi, në ambientet e Ministrisë për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor, ishte në takim zyrtar me Ministrin, z. Naser Nuredini, në të cilin takim u bisedua për realizimin e projektit për ndërtimin e rezervuarit të sedimentit në impiantin për pastrimin e ujit të pijshëm në komunën tonë.
Me këtë rast, është lidhur Aneksi i marrëveshjes, sipas të cilit projekti duhet të realizohet plotësisht deri më 15 dhjetor të këtij viti.- Gjithashtu prezent ishin edhe përfaqësuesit e mbikëqyrjes profesionale ” Hidro Energo inzhinering ” , dhe realizuesi i punimeve, ” Vardar Gradba ” .
– PARKING TEK SHFK ” 5 TETORI ” f. NIKUSHTAK
– Pas, rregullimit të kanalizimit fekal, kanalit të hapur prej betoni për ujërat atmosferik dhe asfaltimit të rrugicës tek SHFK ” 5 Tetori ” , f. Nikushtak, këtyre ditëve po kryhet rregullimi i parkingut.
– Video e rregullimit të Trotuarit në f.Nikushtak, prej tek lokali – kafeja ” Alki caffe ” , në drejtim të pompës së benzinës ” Elko Kompani ” . – Vlen të theksohet se ky projekt realizohet në bashkëpunim me banorët e fshatit.- Obligim i komunës është sigurimi i:-Skajoreve të mëdha;-Skajoreve të vogla;-pllakave të betonit;-Tamponit dhe-Rërën e imët.- Ndërsa obligim i banorëve të fshatit do të jet : -Puna e dorës dhe- Cimentoja. #BashkëGjithmonMundemiEdheMëShumë#SiguriaEQytetarëveMbiGjithçkaTjetër
– Pas kryerjes se Asfaltimit të rrugicës prej tek furra e bukës e deri tek SHFK ” Andon Zako Çajupi ” , f. Hotël, gjithëashtu përfundoj edhe rregullimi i bankinave në të dyja anët me tampon adekuat.
“Sa më shumë hapësira me vegla për rekreacion për fëmijët tonë, mundësi më shumë për një shëndet sa më të mirë të mundshëm, po edhe afrim – shoqërim mes tyre”
– Nga sot filluan aktivitetet për rregullimin e nëntë ( 9 ), këndeve të lojërave në shkollat tona. – Ky projekt po realizohet fal marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Komunës së Likovës dhe Shoqatës edukative ” Vllaznia ” , me mbështetje edhe përkrahje të drejtorive të shkollave .
” Punë e vogël, por vlerën – peshën e madhe “
– Pas kërkesës nga komuna e Likovës, me përkrahje të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, IOM- i, ka rekonstruar urën në f. Runicë.
– Kjo urë është alternativa e vetme përmes cilës nxënësit e këtij fshati kan qasje për të ndjekur procesin edukativo – arsimor në objektin shkollor
– Aksi rrugor i rrugës regjionale Roplacë – Mateç do të bëhet realitet,
– Sot Kryetari i Komunës së Likovës z.Erkan Arifi vizitoj drejtorin e rrugëve shtetërore z.Ejup Rrustemi, ku bashk u dakorduan për punët ndërtimore që duhet të fillojn te rruga regjionale Ropalcë – Mateç. Ky projekt do të financohet nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore, i aprovuar nga Ministria e transportit dhe lidhjeve dhe Komuna e Likovës.
– Të gjithë e dijm se kjo rrugë ka qenë në gjendje të mjerueshme duke paraqitur problem për lëvizje të lirë të qyterarëve.
– Prandaj edhe Komuna e Likovës me në krye kryetarin e saj, z. Erkan Arifi, në vazhdimësi i ka prij cdo procesi të nevojshëm vetëm e vetëm të bëhet realitet një ditë e më parë .