Lajme

INVESTIMET KAPITALE NË KOMUNËN E LIKOVËS NË BASHKËPUNIM ME PUSHTETIN QENDROR VAZHDOJN (Foto)

,INVESTIMET KAPITALE NË KOMUNËN E LIKOVËS NË BASHKËPUNIM ME PUSHTETIN QENDROR VAZHDOJN,,

Gjatë ditës së djeshme, Kryetari i Komunës së Likovës nënshkroi marrëveshjen – kontratën për vazhdimin e punimeve të ndërtimit të kanalizimit fekal për fshatin Vaksincë, me Drejtorin e Byrosë për zhvillim rajonal, z. Ramiz Rexhepi.

Të gjithë së bashku në shërbim të banorëve tonë.

Me respekt,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

SPORT PËR NJË RINI TË SHËNDOSH (Foto)

– SPORT PËR NJË RINI TË SHËNDOSH,

– Turnir tradicional ,,Mevludin dhe Iljasa Memedi,, fsh.Mateç,

– Kryetari i Komunës së Likovës mori pjes në hapjen e turnirit tradicional ,,Mevludin dhe Iljasa Memedi,,fsh.Mateç, garues do të jenë e20 ekipe nga te gjitha fshatrat e Komunës së Likovës.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Keshtu do të duket vendkalimi kufitar Bellanoc-Stançiç (Foto)

– Keshtu do të duket vendkalimi kufitar Bellanoc-Stançiç,

– Vendkalimi kufitar Bellanoc-Stançiç do të jetë pika e re kufitare ne mes dy shteteve Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë me sistem te integruar, ku të dy pikat doganore te dy shteteve do punojn në një zyre.

– Veprimtaria e kësaj pike kufitare ka të bëj me qarkullimin e lirë të njerzve si dhe mallrave që do të sherbejnë për zhvillimin e ekonomisë të komunave për rreth kufirit.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Vizite per hirë te festes se Fiter Bajramit, BFI-së në Kumanovë (Foto)

– Vizite per hirë te festes se Fiter Bajramit,

– Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, Muftininë e Kumanovës e vizitoi Kryetari i Komunës së Likovës, M-r. Erkan Arifi.

– Në takim u shprehën urimet e sinqerta nga Kryetari Arifi për festën, duke e lutur të Madhërishmin që t`i ketë pranuar lutjet e bëra gjatë këtij muaji të bekuar. Edhe nga Muftiu, Abedin ef. Imeri u shpreh falënderim me rastin e kësaj vizite, duke shpresuar që takime të tilla të jenë sa më të shpeshtë, me qëllim të zgjidhjes së probleme që i tangojnë të dy palët dhe rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë.

– Me respekt,

-Sherbimi per informim i Komunes se Likoves!

Vizita në Ankarë të Turqisë (Foto)

– Sukses dhe arritje,

– Të nderuar,

– Kryetari z.Arifi u prit me nder dhe miqësi të madhe nga Kryetari i Komunës së Keçiorenit në Ankarë, z.Mustafa AK, ku edhe bashkarishtë shkëmbyen përvojat e tyre dhe idetë për të ardhmen. Gjithashtu atje afër nesh qendronte edhe ambasadori nga Maqedonia ne Turqi. Urojmë qe bashkepunimet dhe memorandumet per te ardhmen te jene nje sukses i ri per vendin tone.

– Faleminderit per mikpritjen !

Fotografi
—————————————————————————–
– Komuna e Likovës viziton qytetin e Ankarasë,

– Të nderuar qytetarë,

– Me një ftes të arritur nga kryetari i Komunës së Keçiorenit nga Ankara, Komunë kjo e banuar me 1 milion banorë, kryetari z.Arifi e pranoi me dashamirësi dhe me dinjitet pasi i kushtohej muajit te Ramazanit dhe lidhjeve tona per te ardhmen. Nga kjo vizit ne kembyem shume pervoja te mira ku presim bashkepunime dinjitoze per te ardhmen. Qendrimi atje ishte nga data 5-9 qershor 2018-të.

– Komuna u perfaqesua denjesishtë nga Kori Komunal “Zejadin Ismaili”-Likovë dhe SH.K.A. “Jeta e Re” – Sllupçan ku edhe sinqerishtë skena ishte e perfaqesuar ashtu si eshte me se miri. Urojme qe lidhjet tona me miqte tane te jene aleanc e jona per nje te ardhme te mire.

– Me respekt,

-Shërbimi për informim i Komunes se Likoves.

Fotografi

“POLITIKEBERJA NUK ESHTE VETEM FJALE GJATE PROPAGANDAVE ZGJEDHORE, POR PARA SE GJITHASH PUNE DHE VEPRA KONKRETE” (Foto)

“POLITIKEBERJA NUK ESHTE VETEM FJALE GJATE PROPAGANDAVE ZGJEDHORE, POR PARA SE GJITHASH PUNE DHE VEPRA KONKRETE”

– Sot një ditë e shenjtë dhe njëkohësishtë ditë me diell për banoret e kesaj Komune dhe ketij vendi. Ne bashkarisht sot e beme hapin tjeter te rendesishem, gurëthemelin e objektit e pikes se perbashket kufitare, Bellanoc-Stançiç. Fillimisht duhet falenderuar qeverinë e Republikes se Maqedonise, Republikes se Kosoves e mbi te gjitha Bashkimin evropjan per kete mbeshtetje te madhe, financimin e ndertimit te objektit ne fjale. Vellazeria jone tashme do te jete me afer se kurrë, levizja e lire do te behet realitet.

– Ne kerkojme mbeshtetjen e qytetareve dhe durimin e tyre, sepse çdo pune e filluar do perfundoj ashtu siç eshte me se miri.
Kete e themi pasi ne si perfaqesues tuaj kurren e kurres nuk kemi ber politikeberje fjalesh, por te puneve-veprave konkrete, e kete e themi per ate se per te ardh deri tek keto mjete nga BE, eshte dashur nga ne qe te asfaltojm kete rruge, e cila ka kapur koston prej 6 milion eurove, mjete te siguruara nga Qeveria e R.M-se. Prandaj edhe nuk mund te mos permendim angazhimin e ish Kryetarit e tani Ministrit Duraku, Kryetarit aktual Arifi, zv. Kryeministrit Osmani e te tjereve, e kuptohet se e gjithe kjo po behet realitet me se shumti fal liderit te shqiptareve te Maqedonise z. Ali Ahmeti.

– Zoti na bekoftë ! Urime !

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Pastrimi i Lumejve ne territorin e Komunes se Likoves (Foto)

– Pastrimi i Lumejve ne territorin e Komunes se Likoves,

– Ne pranveren e vitit 2018 nga reshjet e shumta te shiut u shkaktuan vershime duke dalur uji nga shtrati i lumejve ku edhe kishte demtime te kulturave bujqesore, prandaj edhe Komuna e Likoves ne koordinim me drejtorin e ujrave per fushat e likoves dhe kumanoves filluan pastrimin e shtreterve te lumejve ne vendet me specifike, me cka me nuk do te perseritet ajo qe ndodhi ne stinen e pranever.

– APELOJM deri te gjithe banoret e Komunes se Likoves qe mbeturinat e ndryshmi mos ti hudhin ne lumej por te regjistrohen ne NPK ,,Pisha,, f.Likovë, qe eshte pergjegjse per grumbullimin e mbeturinave.

– Me respekt,

– Sherbimi per informim i Komunës së Likovës.

Urime ju qoftë Bajrami – Urim nga Kryetari z.Arifi (Foto)

M-r Erkan Arifi mesazh urimi për Fitër Bajram: “Kjo festë na përkujton përgjegjësinë shoqërore që e kemi”

– Fryma unifikuese e Ramazanit duhet të mbretërojë edhe pas tij, ndërsa filozofia dhe mësimet e këtij muaji të shenjtë duhet të bëhen udhërrëfyes për mënjanimin e problemeve shoqërore.

– Me këtë rast, me lutjen që Zoti të ketë pranuar angazhimin shpirtëror e material gjatë Ramazanit, Kryetari i Komunës së Likovës uroi që interesimi për njëri-tjetrin të jetë vlerë e njerëzve edhe pas Ramazanit.

– “Më lejoni, që në emer te Komunës së Likovës, në emër të të gjitha institucioneve të saja dhe në emrin tim personal t’ua uroj festën e Fitër-Bajramit të gjithë besimtarëve brenda trojeve tona etnike shqiptare por edhe në mërgatën e largët, me lutjen që Allahu të na e ketë pranuar angazhimin tonë shpirtëror e material gjatë Ramazanit si dhe me dëshirën që siguria, paqja, harmonia dhe dashuria të mbretërojnë kudo në mesin tonë”, ka theksuar Arifi.

– Paqja dhe begatitë e Zotit qofshin mbi të gjithë neve !

– Urime !!!

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Vizitë punimëve të fazës së dytë të Lumit në Likovë (Foto)

– “Vizitë punimeve të fazës së dytë të ndërtimit të shtratit të lumit f.Likovë, nga përfaqesuesit e UNDP-së dhe Kryetarit të Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifit”,

– Gjatë ditës së sotme, për vizitë ishin përfaqesues të UNDP-së, të cilët u pritën nga Kryetari, m-r Erkan Arifi, të cilët bashkarisht dolën edhe në vend të ngjarjes së kryerjes të puneve të fazës së dytë të ndërtimit të shtratit të lumit në f.Likovë.

– Kryetari në emer të të gjithë banoreve të Komunës dhe në emer të vetin personal i falënderoi përzemersisht për mbështetjen dhe kontributin që po jep UNDP-ja, në realizimin e këtij projekti, po edhe projekteve të tjera me herët, ku njëherit i garantoi se gjithmon tek ai do jenë të mirëseardhur në çdo kohë, vetëm e vetëm të gjithë bashkë të realizojmë sa më shumë projekte në të mirë të banoreve të kësaj Komune, pasi vërtetë ka nevojë.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Homazhe për nder të ditës së rënies të heroit tonë kombëtar, Fadil Nimani – Komandant Tigri (Foto)

– Homazhe për nder të ditës së rënies të heroit tonë kombëtar, Fadil Nimani – Komandant Tigri,

– Sot në f.Vaksincë nga kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi, vendasit e f.Vaksincë dhe qytetarë të kësaj ane ishin në nderim të Komandant Tigrit i cili ra dëshmor me dt.25 maj. Lavdi veprës dhe idealit të tij !

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.