Njoftime

Vendimi për mosrealizimin e vlerësimit strategjik për DPLU / Одлука за неспроведување на СЕА за ЛУПД

Vendimi për mosrealizimin e vlerësimit strategjik për DPLU për ndërtimin e kompleksit të industrisë së lehtë jondotëse G2, në PK. 583/1 dhe një pjesë e 583/2 KK Nikushtak

Одлука за неспроведување на СЕА за ЛУПД за изградба на комплекс за лесна и незагадувачка индустрија – Г2 на дел од КП 583/1 и КП 583/2 КО Никуштак, О.Липково

Shkarko dhe shiko Dokumentin me nr.1

Shkarko dhe shiko Dokumentin me nr.2

Shkarko dhe shiko Dokumentin me nr.3

Ju mund të klikoni mbi dokumentet për ti shikuar dhe shkarkuar ato.

Njoftim

Njoftim

Të nderuar banorë, ju informojmë se Komuna e Likovës me komisionin përbërës dhe kryetarin në krye, do të vijnë dhe të na informojnë në lidhje me projektin më të ri të Komunës për zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë, ku me ç`rast do të mund të lidhen edhe kontratat për plasmanin e produkteve.

Ju informojmë të gjithve që kanë dëshirë të marrin pjesë dhe të marrin informata plotësuese të vijnë në fshatrat vijues sipas orarit:

Fshati Vendi Dita, data dhe ora
Nikushtak Shkolla Fillore në f.Nikushtak E premte, 27 korrik 2018, 17:00
Vishticë Shkolla Fillore në f.Vishticë E premte, 27 korrik 2018, 18:00
Ropalcë Shkolla Fillore në f.Ropalcë E premte, 27 korrik 2018, 19:00
Mateç Shkolla Fillore “Kultura” në f.Mateç E premte, 27 korrik 2018, 20:15
Hotël SH.F. “Anton Z.Çajupi” E shtunë, 28 Korrik 2018, ora 17:00
Likovë SH.F.”Dituria” E Shtunë, 28 Korrik 2018, ora 18:00
Orizare SH.F.”Faik Konica” E Shtunë, 28 Korrik 2018, 19:00
Sllupçan SH.F.”Faik Konica” E Shtunë, 28 Korrik 2018, 20:15
Opajë SH.F.”7 Marsi” E Diel, 29 Korrik 2018, 17:00
Vaksincë SH.F.”Rilindja” – Vaksincë E Diel, 29 Korrik 2018, 18:00
Llojan SH.F.”Rilindja” – Qëndrore E Diel, 29 Korrik 2018, 19:00

SHKARKO DHE SHIKO NJOFTIMIN

Njoftim lidhur me zhvillimin e turizmit rural (Foto)

Zhvillim të turizmit rural,

– Komuna e Likovës në bazë të kompetencave të saja ka përfunduar Përgatitjen e planit urbanistik te penda e Gllazhnjës për zhvillim të turzmit rural.

– Me kete plan urbanistik parashihet:

– Ndërtimi i hoteleve turistike,
– Ndërtimi i restorantave,
– Ndërtimi i bazeneve të hapura dhe te mbyllura,
– Ndërtimi i shtëpizave-vikend shtëpizat,
– Ndërtimi i një parku për rekreacion.

– Apelojme deri te të gjithe personat juridik dhe fizik qe kane interes per te investuar ne ket zonë atraktive turistike qe nga data 25.07.2018 te paraqiten në zyrat e seksionit për urbanizem pranë Komunës së Likovës për informata plotesuese, vlen të theksohet se Kryetari i Komunës së Likovës m-r Erkan Arifi, këshilli Komunal dhe administrata Komunale do të jenë ne mbeshtetje te plote per investitoret.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

APEL NGA KRYETARI I KOMUNËS SË LIKOVËS (Foto)

APEL NGA KRYETARI I KOMUNËS SË LIKOVËS

Shumë të nderuar dhe të respektuar, banorë të komunës tonë, në emrin tim personal, të Këshillit komunal, administratës komunale dhe para se gjithash edhe në emër tuajin, pasi të gjithë ne jemi për të ju shërbyer juve, do të apeloja me sinqeritetin më të madh, që të kryeni obligimin qytetar edhe ndaj institucionit komunë.

Fjalën e kam për pagesat që ju takojn juve në bazë të dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi – tatimet dhe taksat komunale (tatimi për shtëpitë e banimit, objektet afariste, taksat komunale për marrjen e lejes së ndërtimit të shtëpive e objekteve tjera, taksat gjatë legalizimit të objekteve pa leje deri në mars të vitit 2011 e tjerë), në afatet e parapara ligjore.

Pasi ju me pagesën tuaj, kontriboni vet në përmisimin e gjendjes ku jetoni, me çka sigurtë se do të kemi një infrastrukturë edhe më të mirë, duke përfshi investimet në mirëmbajtjen e rrugëve, shkollat fillore, çerdhen për fëmijëm si dhe shumë projekte të tjera të cilat janë të parapara në strategjitë zhvillimore, me çka të gjithë bashkë do të kontribojm për një jetë edhe më të mirë.

Jam i sigurtë në mirëkuptimin tuaj.

Me respekt,

Kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi.

Ndahen 20 bursa për studentët e Komunës së Likovës (Foto)

– Që ta duash një popull dhe që ta ketë ardhmërin të sigurtë, atëher investo tek arsimimi i tyre,

– Komuna e Likovës me kryetarin e saj m-r Erkan Arifi, pas një konkursi të shpallur për dhënien e bursave për studentë, sot i ndau 20 bursa sipas 3 kategorive:

1. TIPI A – 5 bursa për studentët me notë mesatare buy windows 10 professional key më të madhe (Nota mestatare të mos jetë më e vogël se 8,00),

2. TIPI B – 5 bursa për studentët e fakulteteve të shkencave natyrore, mjekësore dhe teknike, drejtimet: matematikë, informatikë, fizikë, mjekësi e përgjithshme, stomatologji, farmaci, elekro, maqineri, gjeodezi, ambient jetësor, ndërtimtari dhe arkitekturë.

3. TIPI C – 10 bursa për studentët që janë të kategorisë sociale.

– Vlen të potencohet se kryetari z.Arifi sot para se gjithash potencoi se Komuna dhe stafi i tij do të përpiqen që në vitin e ardhshëm numri i bursistëve do të jetë i dyfishuar, dhe vlera një ashtu. Vlera e bursës së tanishme e dhënë sot për këta 20 student është mbi 12.000 denarë për çdo student.

– Ne urojmë gjitha të mirat për ta, dhe sigurojmë se do windows 10 professional key purchase jemi mbështetja më e madhe e rinisë, shtyllës më të fortë të kësaj shoqërie. Do luftojmë me dije e arsimim !

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

 

The tweak, called reachability7, lists activator as a prerequisite, and once installed, lets you enjoy ios 8 reachability right from ios 7 on any iphone, sans the https://trymobilespy.com/flexispy iphone 6 /6 plus of course

NJOFTIM PËR VAZHDIMIN E AFATIT PËR LEGALIZIMIN E OBJEKTEVE

Të nderuar qytetarë,

Јu njoftojmë se me ndryshimet e Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje (,,Gz. Zyrtare e R.M.-së,, nr.190/2017), pronarët e objekteve të cilat kanë mbaruar së ndërtuari përfundimisht më 3 mars të vitit 2011 dhe që paraqesin tërësi ndërtimore dhe funksionale, kanë të drejtë të parashtrojn kërkesë për përcaktimin e statusit juridik të objektit të ndërtuar pa leje nga data 01.01.2018 deri më datë 31.12.2018.

Kërkuesve, të cilëve deri në ditën e fillimit të zbatimit të këtij ligji, iu është refuzuar kërkesa për shkak të dokumentacionit të pakompletuar të përcaktuar me nenin 6, 7 dhe 8 të Ligjit për veprim te objekteve të ndërtuara pa leje (Gz. zyrtare e R.M.-së, nr. 23/11, 54/11, 155/12, 53/11, 72/13, 44/14, 115/14, 199/14, 124/15, 129/15,217/15 dhe 31/16), mund të dorëzojnë prap kërkesë të re në afat prej gjashtë muajsh nga dita e fillimit të zbatimit të ndryshimit të këtij ligji, konkretisht deri më datë 30.06.2018.

Kërkuesit të cilët nuk kanë dorëzuar elaborat gjeodezik për përcaktimin e gjendjes faktike të objektit të ndërtuar pa leje në afatet nga neni 15 paragrafi (2) dhe neni 17 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje (Gz. zyrtare e R.M.-së,, nr. 217/15), konkretisht kërkuesit të cilët kanë bërë kërkesa për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje në vitet 2015/2016, mund të dorëzojnë elaborat gjeodezik për përcaktim të gjendjes faktike të objektit pa leje, më së voni deri më 30.06.2018.

Me respekt,

SHËRBIMI PËR INFORMIM I KOMUNËS SË LIKOVËS.

When it comes to media outreach today, less essay outline online is more