Aktivitete

Filluan matjet gjeodezike për punimet për rregullimin e shtegut për këmbësorë tek v.q. ” Pishat ” , në f. Sllupçan (Foto)

– Pas shumë konsultave, tash më i erdhi koha që të fillojn matjet gjeodezike dhe menjëher pas punimet për rregullimin e shtegut për këmbësorë tek v.q. ” Pishat ” , në f. Sllupçan, i cili vend vërtet nga vet natyra ka një pejsazh mahnitës për rekreacion.

– Ky projekt do të realizohet falë bashkëpunimit shumë të ngushtë në mes Komunës së Likovës, e cila do të siguron: pllakat e betonit, skajoret, tamponin dhe rërën e imët, ndërsa punën e dorës do ta kryej z.Nimetulla Osmani nga f. Sllupcan (Zoti i dhasht të mira familjes së tij dhe z.Nimetullait, për kontributin e dhënë).

Vendosen shenjët tek rruga Bellanoc-Stançiq (Foto)

– Pasi u vendosën shenjët horizontale dhe vertikale nga ana e Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore me gabime drejtëshkrimore në rrugën regjionale Sllupçan në drejtim të pikës kufitare Bellanoc – Stançic, Komuna e Likovës e pa të arsyeshme të reagon zyrtarisht deri te organi lartëpërmendur.

Pas reagimit ata intervenuan dhe tani më shenjat e vendosura nuk përmbajnë gabime gjuhësore drejtëshkrimore.

Punët për rregullimin e Trotuarit në f. Opajë, janë realizuar sipas dinamikës së paraparë (Foto)

Punët për rregullimin e Trotuarit në f. Opajë, po realizohen sipas dinamikës së parapar.- Vlen të theksohet se ky projekt realizohet në bashkëpunim me banorët e fshatit dhe grupit inicues, i kryesuar nga z. Imran Saqipi.- Obligim i komunës është sigurimi i:-Skajoreve të mëdha;-Skajoreve të vogla;-pllakave të betonit;-Tamponit dhe-Rërën e imët.

– Ndërsa obligim i banorëve të fshatit do të jet : -Puna e dorës dhe- Cimentoja.

#BashkëGjithmonMundemiEdheMëShumë


Përfundon rruga me bekatonizim te f.Abazi në f.Hotël (foto)

– Përfunduan punimet për rregullimin e rrugicës me pllaka të betonit, tek familja Abazi në f.Hotël, në bazë të Projektit ,,Bashkë për komunën që duam” .- Vlen të theksohet se komuna siguron:- Pllakat e betonit, -Tamponin dhe – Rërën e imët .

– Ndërsa banorët e lagjes: – Punën e dorës.- Faleminderim nga zemra për të gjithë banorët e komunës tonë.

#BashkëGjithmonMundemiEdheMëShumë


Lidhet Aneks marveshja për ndërtimin e rezervuarit të sendimentit të impiantit në f.Likovë (Foto)

– Kryetari i Komunës së Likovës z.Erkan Arifi, në ambientet e Ministrisë për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor, ishte në takim zyrtar me Ministrin, z. Naser Nuredini, në të cilin takim u bisedua për realizimin e projektit për ndërtimin e rezervuarit të sedimentit në impiantin për pastrimin e ujit të pijshëm në komunën yonë. Me këtë rast, është lidhur Aneksi i marrëveshjes, sipas të cilit projekti duhet të realizohet plotësisht deri më 15 dhjetor të këtij viti.

– Gjithashtu prezent ishin edhe përfaqësuesit e mbikëqyrjes profesionale ” Hidro Energo inzhinering ” , dhe realizuesi i punimeve, ” Vardar Gradba ” .

Në Hotël asfaltohet rruga…(foto)

– Pas largimit të plotë të asfaltit të vjetër – thuaj se të dëmtuar plotësisht, gërmimit dhe tamponimit, sot filluan punimet e fazës së fundit, asfaltimit të rrugicës prej tek furra e bukës e deri tek SHFK ” Andon Zako Çajupi ” , f. Hotël.

– Gjithëashtu do të bëhet edhe rregullimi i bankinave në të dyja anët me tampon adekuat.

Kryetari z.Arifi jep informata për f.Likovë lidhur me Shkollën (Foto)

– Sot Kryetari i Komunës së Likovës z.Erkan Arifi organizoj takim me kryetarin e bashksis lokale te f.Likovë, z.Shaban Veseli, këshilltaret Komunal në lidhje me projektet që priten të fillojnë në fshat edhe atë në ndërrimin e çatisë së Shkollës Fillore “Dituria”, rekonstruimin e terenit të hapur sportiv te shkolla, rregullimin e stazës për këmbësor prej te shkolla fillore deri te pjesa e lumit, si dhe trotuarin e fshatit.